BREAKING NEWS

BBC News konfirmon ekzistencën e vaksinave me çip të Bill Gates, miliarderi përgënjeshtron dhe akuzon mediat sociale

BBC News  konfirmon ekzistencën e  vaksinave me çip të Bill
x

Aktualitet

Arrestimi i 19 personave për kultivim droge, Prokuroria e Posaçme rrëzon akuzën e grupit të strukturuar kriminal, shpall moskompetencë

Arrestimi i 19 personave për kultivim droge, Prokuroria e Posaçme

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë për arrestimin e 19 personave në Kukës të dyshuar për kultivim kanabisi. Gjatë muajit maj 19 emra përfunduan në pranga, por për Prokurorinë e Posaçme nuk kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe për këtë arsye çështja duhet të hetohet nga Prokuroria e Kukësit. Sipas informacioneve, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencë gjykimi për Arben Tuçi, vëllanë e kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, si dhe për Durim Vatën, ndërsa dërgoi dosjen e tyre sërish në prokurorinë e Gjykatës së Kukësit. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës të dy të pandehurve që çështja e tyre të mos gjykohet nga kjo gjykatë, por të kthehet sërish në Gjykatën e Kukësit. Gjithashtu mësohet se ky vendim i Arben Tuçit dhe Durim Vatës, paraqitur përmes avokatëve të tyre mbrojtës Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj, u pranua nga relatori i çështjes, Sokol Binaj. Po ashtu SPAK ka shpallur moskompetencën lëndore duke i kërkuar gjykatës dërgimin e akteve në Prokurorinë Kukës. Edhe pse GJKKO shpalli moskompetencën për dy të pandehurit ka vendosur që të vijojë të qëndrojë në fuqi masa “Arrest me burg” e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Tuçi dhe Vata janë dy nga 19 të arrestuarit gjatë këtij aksioni, ndërsa masa për 17 të tjerët Apeli i GJKKO-së do ta marrë më 10 korrik në orën 08:30. Arrestimi i tyre gjatë operacionit anti-drogë në Kukës e Has u bë pas 2 vitesh hetime, ndërsa mes të arrestuarve ishin edhe 3 policë, Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës, Naim Kadiu, oficer i policisë gjyqësore dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Kultivimi i parcelave me lëndë narkotike bëhej pikërisht me miratimin dhe garancinë e policëve të arrestuar, që të mbillnin lëndën narkotike në zonat e thella. Operacioni anti-drogë në Kukës Megaoperacioni anti-drogë në Kukës i koduar “Shënmëri 2020” tashmë është bërë i njohur nga organet kompetente ligjvënëse dhe opinioni publik. Në përfundim të këtij operacioni, i cili u shtri në disa zona të qarkut të Kukësit u arrestuan 19 persona, mes tyre ishte vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, si dhe 2 punonjës policie. Këta të fundit dilnin garant për mbjelljen e kanabisit. Grupi është evidentuar pas përgjimeve mes anëtarëve pas shkatërrimit të disa parcelave me kanabis. Pas dy vitesh hetime, 19 persona u vunë në pranga gjatë një operacioni antidrogë në disa qytete të vendit. Operacioni i koduar “Shënmëri 2020”, i iniciuar nga Policia e Kukësit, është shtrirë edhe në qytete si, Lezha, Puka, por edhe Gjirokastra. Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja, një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Kukësit, pasi rezultuan që t'i kenë dhënë garanci dhe lejuan disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike. Hetimi i nisur qysh prej vitit 2018 nga prokurorja Rita Gjati, çoi në arrestimin e 19 personave nga zona e Kukësit, Pukës, Krujës dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që u jepnin policëve, dyshohet se kanë arritur të merrnin garanci prej Ramiz Cenajt, Arben Kalasë dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Një ndër zonat që trafikantët kishin piketuar dhe mbjellë me fidanë hashashi ishte dhe “Kodra e Spaçit” në Munellë të Pukës. Dokumentimi i këtij aktiviteti kriminal është bërë pas një hetimi disa mujor nga strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.