BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Aktualitet

Arrestimi i Dakos, VOA: SPAK gjeti shkelje të shumta me pallatin në Durrës

Arrestimi i Dakos, VOA: SPAK gjeti shkelje të shumta me pallatin në

Në Shqipëri, dokumentet e Prokurorisë së Posaçme dëshmojnë se çështja e pallatit për të cilin ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe shumë zyrtarë e ish zyrtarë të kësaj Bashkie u arrestuan ose janë ende në kërkim, është e mbushur me parregullsi të panumërta. Thuajse pjesa dërrmuese e procedurave që ndiqen që në fazën e ndërtimit, janë përmbyllur pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe pallati ishte banuar. Edhe për rastin e tenderit, rezulton se pavarësisht se ishte njoftuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, se përllogaritja e vlerës ishte gati 10-fish më e lartë, sërish Bashkia e Durrësit, bëri të gjitha pagesat ndaj kompanisë fituese. Nga 7 personat për të cilët kërkohet arresti me burg, vetëm dy janë në duart e autoriteteve. Prokuroria e posaçme nis hetimet për nxjerrje të sekretit.

Shkeljet e shumta dhe plotësimi i procedurave pasi vetë pallati ishte ndërtuar, kanë bërë që sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo që ka ndodhur në Durrës, të konsiderohet se ngjan më shumë me një proces legalizimi, se sa të zbatimit të një lejeje ndërtimi.

Gjithçka nisi, pasi administratori i kompanisë ndërtuese, Fiqiri Farrukun, ndër personat në kërkim për t’u arrestuar, pak muaj pasi kishte marrë lejen e ndërtimit, paraqiti, një kërkesë të dytë, për një shtesë prej disa katesh, e cila miratohet, por zbardhet vetëm në 2014-ën, pas 3 vjetësh, periudhë gjatë së cilës akti nuk mund të kishte asnjë fuqi juridike. Në momentin që ky vendim është zbardhur, pallati jo vetëm ishte ndërtuar, së bashku me katet shtesë, por dhe ishte mbushur me banorë.

Pas këtij momenti, ka nisur, sipas prokurorisë dhe plotësimi i akteve dhe procedurave të tjera, të cilat “në fakt duhet të ishin nënshkruar para fillimit të ndërtimit dhe gjatë zbatimit të punimeve, duke bërë që në të gjitha këto akte të mos pasqyrohej e vërteta”.

Për më tepër, sipas Prokurorisë së posaçme, “pavarësisht se pallati nuk është ndërtuar as sipas projektit të miratuar me lejen e dytë, pasi ka patur mangësi në zbatimin e punimeve, nga kolaudatori është përpiluar akti i kolaudimit, në të cilit pasqyrohej se pallati është ndërtuar sipas projektit, kur në fakt nuk ka rezultuar diçka e tillë”.

Për rastin e dytë, atë të një tenderi për projektimin e një ndërhyrjeje publike, Bashkia e Durrësit rezulton të ketë llogaritur vlerën e fondit limit, prej 21 milionë lekësh të reja, 10 herë më të lartë seç përcaktohet në një vendim të qeverisë. Një vit pasi është shpallur fituesi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka njoftuar bashkinë për këtë gabim, por sipas prokurorisë, jo vetëm nuk është ndërhyrë për të rekuperuar dëmin, por është vijuar dhe me pagesën e 40 përqindshit të mbetur të shumës.

Gjykata e posaçme miratoi dje kërkesën e Prokurorisë për 10 urdhëra arresti nga të cilët 3 në arrest shtëpie. Por nga ata që duhet të ishin me arrest me burg, vetëm ish kryebashkiaku Dako dhe një topograf, janë në duart e autoriteteve. Të gjithë të tjerët rezultojnë ende në kërkim. Vetë Prokuroria ka dyshime se është nxjerrë sekreti hetimor dhe sot njoftoi hapjen e një hetimi të veçantë për këtë rast. /VOA

Më të lexuarat