Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestimi i ish-drejtorit të Spitalit Rajonal Shkodër, reagon bashkëshortja: Këtu çudia më e madhe tre ditë zgjat

Postuar: 21/09/2018 - 23:17

Pas një hetimi disa mujor nga prokuroria, policia ka pezulluar dhe arrestuar disa ditë më parë ish-drejtorin e spitalit rajonal Përparim Cela, mjekë dhe farmacistë, ndërsa katër janë në masën e sigurisë arrest shtëpie dhe dy në kërkim.Pas arrestimit të Përparim Çelës, një reagim ka ardhur edhe nga bashkëshortja e ish-drejtorit Çela, Marjeta, e cila shkruan se kjo ngjarje ishte e përgatitur dhe e stisur me mjeshtri nga mendjet e liga dhe fatkeqe.

Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës së bashku me mjekët dhe farmacistët të këtij institucioni u arrestuan dhe shpallën në kërkim, pasi në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.
 
Sipas prokurorisë, në shkelje të ligjit, ata kanë kërkuar për blerje -tenderim, për periudhën kohore të mbetur të vitit 2016, pra, shtator-dhjetor 2016, një sasi shume te madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.
 
Postimi i plotë në Facebook:
 
Kur shpirti flet gegnisht! 
“Mos u mërzit, çudia më e madhe zgjat veç tri dit”
Na ka qëllu shpesh me e digju kët shprehje sa her na ndodh diça krejt paprit e pa pandeh. E nderkoh teksa jemi ashtu t’trullosun e t’habitun, e përpiqemi me e shpjegu e më pas për me e kuptu psenë e saj, na hyn n’vesh kjo fjalë, “hajt mos u merzit, tri dit zgjat, veç tri dit! 
E sot perball nji t’papritune t’radhës e cila është e stisun dhe e gatume me aq mjeshtri nga menje t’liga, diabolike e fatkeqe, unë munem me than: jo nuk munet me zgjat veç tri ditë. 
Pasi merr goditjen e papritun, ashtu siç vjen nji rrufe n’qiell t’pastër, ti mbetesh i shtangun n’ven e i ngurosun si shul n’mes askundit ku sekondat të duken orë e orët shekuj. 
Si munet me ken veç tri dit, kur je tan kohës i rrethum prej britmash intriguse e helmndjellse qe munohen me t’gërdhish e t’përdhos trup e shpirt teksa ti je mirë e qet n’pun dhe hallè t’uja?
E si munet me zgjat veç tri dit, kur për ma tepër kthetrat e tyne jan aq tinzare e t’liga saqë nuk synojn veç ty, po dun me u knaq e ngih me gjithça t’rrethon; fmi, burr, gru, nan e bab, miq e shoqni, mall e pasuni...me tan jeten tane?
E si munet me zgjat veç tri dit kur tan ajo që ti ke kriju emer, nder, dinjitet,familje e personalitet...dit për dit e pak nga pak, me mund e sakrificë, munohen me ta shkërrmoq e ta përdhos si patkeq?
Jo mor njerez jo, çudia me e madhe nuk zgjat veç tri ditë, helmi saj t’ka depërtu aq thellë sa ti nuk munesh me e nxjerr prej trupit e shpirti tat vec n’tri dit, ndaj kujdes, le ta hedh gurin i pari ai qe ka mëkatu më pak në kët bot çudinash që po jetojmë.
Mos u knaqni dhe lumturoni me plagët që hapni nga helmi i vrerit t’ambicjes, egoizmit, paaftsis, keqadashis e ligsis që keni n’menjen dhe shpirtin tuj. 
Kjo jet asht shumë e shkurtër për mos me e jetu e shiju ashtu siç duhet , me zemër t’pastër e dashuri!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/12/2018 - 07:37

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Elbasan. Një 36-vjeçar është qëlluar me armë dhe për pasojë ka humbur jetën.
 

Postuar: 19/12/2018 - 07:32

Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 19/12/2018 - 07:31

Prokuroria e Tiranës ka bërë gati për të dërguar fletëthirrjet e para për skandalin e Unazës së R

Postuar: 19/12/2018 - 07:30

Dy policët privatë të arrestuar pas grabitjes së makinës me paratë e patentave pasditen e së shtu

Postuar: 19/12/2018 - 07:20

Ditën e sotme vendi ynë do të përfshihet nga  masa arji të  ftohta arktike të cila do

Postuar: 18/12/2018 - 23:36

Një pedagoge e ftuar në emisionin ‘Opinion’ u shpreh se këto ditë ka pasur një telefo

Postuar: 18/12/2018 - 23:27

 Një student i është përgjigjur “flakë për flakë” analistit Lorenc Vangjeli, duk