BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Aktualitet

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, VOA: Si favorizoi Lefter Alla kompaninë e mikut të tij

Arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, VOA: Si favorizoi Lefter Alla

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Bulqizës si dhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë janë arrestuar pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryetari i bashkisë Lefter Alla, nënkryetarja e bashkisë si dhe 6 zyrtarë të tjerë akuzohen për veprat penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,”Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, zoti Alla si dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë disa shkelje gjatë një tenderi në prill të vitit 2021, për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Tenderi u fitua nga dy kompanitë: “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Sipas SPAK-ut dy kompanitë në fjalë kanë paraqitur vetëm dokumentacionin, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “OE 2AF Albania shpk”, e cila drejtohet nga Aqif Konesha, që ka lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.

Drejtuesi i kësaj kompanie, Aqif Konesha dhe dy administratorë të tjerë po ashtu janë arrestuar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë të kompanive janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se procedura e prokurimit dyshohet se është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjet.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, përfshirë kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetaren kanë favorizuar një nga firmat pjesëmarrëse në tender.

Lefter Alla, mori detyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e muajit qershor të vitit 2019, si kandidat i Partisë Socialiste./VOA