Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestimi i pedagogut, dekani i Ekonomikut habit me deklartatën:CV-ja e tij ka qenë e plotë ndërsa dëshmia e penalitetit...

Postuar: 14/11/2018 - 09:54

Pas arrestimit të pedagogut Dritan Shoraj, dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule ka shpjeguar në mënyrë të detajuar mënyrën e rekrutimit të tij në punë, si dhe procedurat ligjore që do të ndiqen tani e tutje.
 
Kule u shpreh se Shoraj është punësuar si pedagog në vitin 2013 përmes një procesi konkurimi, ndërsa CV-ja e tij ka qenë e plotësuar, së bashku dhe me dëshminë e tij të penalitetit.
 
Për Fax News, Kule shpjegoi dhe procedurat që do të ndiqen tashmë nga Universiteti për pedagogun e arrestuar.
 
Ai tha se do të ngrihet një komision ad hoc, i cili do të verifikojë të gjitha dokumentacionet që lidhen me rastin, dhe më pas mund t’i propozohet rektorit zgjidhja e kontratës me pedagogun, ose pezullimi i tij, deri në një vendim të dytë të dhënë nga institucionet e drejtësisë.
 
“Për të rektutuar një pedagog duhet të respektohen të gjitha kornizat ligjore, që të bëhesh pedagog minimalisht duhet që të kesh masterin shkencor. Departamenti nxjerr kriteret, dhe miratohen më pas nga rektori dhe në fund shpallen nga ana e dekanit. 
 
Një nga kriteret është edhe mosqenia më herët i dënuar, duke marrë edhe dëshminë e penalitetit. Ka një komision ku marrin pjesë tre persona nga rektori dhe 1 nga dekani. Është bërë konkurs i rregullt dhe është përzgjedhur edhe Shonaj, kanë qenë 6 konkurrentë, mes tre të përzgjedhurve ka qenë dhe Shonaj.Ai është përzgjedhur në vitin 2013.  
 
Rastin e pedagogut që tashmë është në gjendje arresti, ne e kemi mësuar nga media, dhe derimë tani nuk kemi asnjë dokument. Në rast se rezulton siç thonë mediat se ka qenë pjesë e një organizate të tillë kriminale, ai nuk mund të jetë më pedagog në auditore. Nëqoftë se kjo rezulton vetë ai e mbyll kapitullun me Universitetin. Ligji thotë se shefi i departamentit duhet të ngrejë një komision ad hoc me pesë veta dhe verifikohet dokumentacioni, për të cilën personi është arrestuar. Ai tashmë nuk është më në marrëdhënie pune,  veprimet ligjore fillojnë menjëherë.
 
Diploma dhe karriera e tij janë të konfirmuara, CV-në e ka të plotë, nuk i bën dot komente CV-së së tij, problemi është të sqarojmë situatën e tij ligjore. Unë uroj që ai të mos jetë i implikuar, ne do të marrim vendimin në bazë të ligjit. 
 
Ligji ka parashikuar pastaj që komisioni i propozon rektorit që të zgjidhë kontratën e punës, ose komisioni mund të vendosë pezullim derisa situata të vërtetohet. Ngjarja është shumë e rëndë, ne kemi nevojë për ndihmë që të konfirmojmë karrierën, ai na ka paraqitur ne dëshminë e tij të penalitetit, dhe ne nuk kemi mjete të tjera që të vërtetojmë të kundërtën.
 
E them edhe njëherë që CV-ja e dorëzuar nga ana e pedagogut ka qenë e plotë, bashkë dhe me dëshminë e penalitetit, duhet gjetur një mekanizëm dhe nga institucionet e tjera, është e rëndë që të dalin brenda rradhëve të pedagogëve, njerëz të tillë të implikuar me situata të rënda. 
 
Është e rëndë për Universitetin që të kenë individë të kësaj natyre. Ambientet universitare janë dhe trajtohen si elitë në të gjithë botën. Ndodh shpesh që për motive personale të ketë dhe goditje të personave të botës akademike”, u shpreh Kule.
 
Sigurisht Kule nuk la pa përmendur dhe faktin se sipas tij Universiteti i Tiranës është një nga më të mirët në vend, dhe se raste të tilla si ai i Shorajt nuk mund të cënojnë dinjitetin e këtij institucioni.
"Raste të tilla nuk mund të cënojnë dinjitetin e këtij institucioni. Universiteti i Tiranës është një pasuri kombëtare, që duhet të ruhet, në Fakultetin e Ekonomisë punohet nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 8 e gjysme të mbrëmjes, edhe pse duhet thënë se infrasktruktura mbetet problematike. Stafi i Fakultetit Ekonomik është një nga më të mirët në vend”, u shpreh Kule. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 23:14

Kanë kaluar tashmë dy javë që kur efektivja e forcave “Shqiponja” Ina Nuku u plagos gjatë protestës së banorëve të “Astirit”.

Postuar: 09/12/2018 - 22:43

Britanikët kanë dhënë alarmin se agjentë sekretë të Shërbimit Informativ në Shqipëri janë ekspozu

Postuar: 09/12/2018 - 22:36

E ndërsa protesta do të vijojë dhe nesër, por kulmin sipas studentëve pritet që ta bëjë e marta,

Postuar: 09/12/2018 - 21:46

Suzana Hasula, 23 vjeç nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6 muajsh është zhdukur në rrethan

Postuar: 09/12/2018 - 21:19

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora Neës li

Postuar: 09/12/2018 - 20:32

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.
 

Postuar: 09/12/2018 - 19:41

Studentët pushtuan për të gjashtën ditë rradhazi rrugën përpara Ministrisë së Arsimit ndërsa këtë