BREAKING NEWS

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’, zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Etilda Gjonajt dhe bën kërcënimin e fortë për negociatat

‘Po pse u lodhe kaq shumë moj shoqe e vërtetë...’,
x

Aktualitet

Arrestimi i vëllait të ish-shefit të Rrugores në Dibër dhe 6 shokëve të tij, zbardhet kërkesa e Prokurorisë: Kemi prova të forta! (Ja çfarë pritet të ndodhë nesër)

Arrestimi i vëllait të ish-shefit të Rrugores në Dibër

Prokuroria kërkon masën ‘arrest me burg’ për Pajtim Agën, kokën e grupit kriminal dhe 7 anëtarë të tjerë të cilët u arrestuan 3 ditë më parë nga një operacion antidrogë që u zhvillua në disa qytete të vendit.

Pajtim Aga është vëllai i ish-shefit të Policisë së Dibrës, Robert Aga, i cili doli në përgjimet e gazetës gjermane BILD për çështjen e shit-blerjes së votave në këtë qark. Pas arrestimit të Pajtimit, Robert Aga, është shkarkuar nga detyra si shef i Qarkullimit Rrugor në Dibër.

Të arrestuarit për të cilët prokuroria ka arrest me burg janë:

Edmond Rajta

Pajtim Aga

Shkëlzen Mazari

Devis Mija

Fatjon (Paulin) Dodaj

Marsida Piperi

Arjet Halilaj

Prokurori Robert Kote është shprehur se prova më e fortë janë përgjimet dhe procesverbali i lëndës narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollate. Ky grup kishte disa muaj që ishte në përgjim dhe survejim nga Policia, pasi kishte dyshime se merrej me trafik narkotikësh.