BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

Arrestohen 14 shqiptarë në një fshat anglez, Ministria e Brendshme e Britanisë zbulon detajet e para

Arrestohen 14 shqiptarë në një fshat anglez, Ministria e

Policia britanike ka arrestuar gjithsej 14 shqiptarë.Shtettasit shqiptërë po hipnin në një barkë, me shpresën që të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shqiptarët janë ndaluar pranë fshatit të vogël anglez Blythburgh. Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe se 14 shqiptarët u arrestuan, për shkak se kanë hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme. Ndërsa, dy të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në emigracionin klandestinë, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka bllokuar po ashtu 2 automjete, të cilat përdoreshin për transportin e emigrantëve. Një dëshmitar okular ka thënë se mbrëmë në lokalitetin Blythburgh kishte prezencë të madhe policore. Po ashtu, një helikopter i madh policie ishte vënë re mbi kokat e njerëzve.

Zyra për ndalimin e Emigracionit të Paligjshëm, pas hetimeve që ka kryer, ka arrestuar 14 shqiptarë. Emigracioni i paligjshëm në Britani vazhdon të mbetet problematikë e mprehtë, ndërsa rastet me shqiptarë janë po ashtu të shumta.