Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohen 3 policë, 2 pezullohen nga detyra. Këto janë akuzat që rëndojnë mbi punonjësit (Mes tyre 1 femër)

Postuar: 23/07/2019 - 10:41

SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie, mes tyre nje grua dhe 1 shtetas, te akuzuar për korrupsion. 

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI 

Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbulluar prova paraprake, mbi bazën e të cilave Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit në ngarkim të shtetasve:

– “Arrest me burg” për punonjësin e policisë F.XH., 58 vjeç, nga Tirana;

– Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile (fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest shtëpiak” për punonjësen e policisë A.M., 25 vjeçe, nga Tirana;

– “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë B.A., 48 vjeç, nga Tirana;

– “Pezullim i ushtrimit të detyrës”, për punonjësin e policisë E.K,. 28 vjeç, nga Tirana;

– “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për punonjësin e policisë F.D., 38 vjeç, nga Tirana;

– “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.L., 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

SHÇBA nxit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/08/2019 - 14:01

Drejtoria e Transportit Rrugor njoftoi se nga data 16 shtator ofrohet një lehtësi e madhe për qytetarët që iu është dëmtuar patenta ose u ka humbur.

Postuar: 24/08/2019 - 13:55

Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në

Postuar: 24/08/2019 - 13:40

Një grua ka mbetur e plagosur rëndë për jetën, teksa duke kaluar në rrugë është përplasur nga një

Postuar: 24/08/2019 - 12:31

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për 27-vjeçarin Lorenc Veliaj, dëshmi

Postuar: 24/08/2019 - 12:09

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Agron Selmanin.