BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Berat, Policia jep detajet çfarë ka ndodhur

Arrestohen 5 persona në Berat, Policia jep detajet çfarë ka

Ne kuadër të operacionit të organizuar nga blutë e Beratit, gjate postblloqeve të ngritura në dy ditët e fundit janë kapur dhe ndaluar disa persona.

Në kuadër të këtij operacioni të policisë së Beratit janë arrestuar në flagrancë 5 qytetarë për vepra të ndryshme penale dhe një person tjetër po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Në prangat e policisë kanë rënë: D.T,i cili u kap me disa doza me kokainë dhe cannabis sativa në automjetin e tij, A.H dhe K.H, që u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Po ashtu, është vënë në pranga L.V, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” dhe K.K, pasi ishte me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrolleve u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal.

Gjithashtu,policia ka proceduar penalisht edhe E.H, pasi gjatë kontrollit i’u gjet një dorezë metalike. Te gjithë këta persona janë kapur gjatë kontrolleve të ngritura që prej ditës djeshme e në vijim. 

Më të lexuarat