BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Aktualitet

Arrestohen 5 shtetas në Tiranë gjatë ditës së sotme, njëri prej tyre kishte kryer veprime të turpshme në prani të një të mituri

Arrestohen 5 shtetas në Tiranë gjatë ditës së sotme,

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, ku njëri prej tyre ishte shpallur më herët në kërkim. Blutë njoftojnë se është arrestuar një 41-vjeçar, i akuzuar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga është vënë edhe një 26-vjeçar, i arrestuar pasi ka kanosur me mjet prerës pronarin e një dyqani dhe më pas ka vjedhur disa produkte. Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar, i shpallur në kërkim për vepren penale “vepra të turpshme”. Policia njofton se 45-vjeçari ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

Policia ka vënë në pranga edhe një 20-vjeçar, pasi  ka drejtuar makinën pa lejen e qarkullimit, ndërsa një 37-vjeçar, është arrestuar pasi akuzohet se është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur 3 persona.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 26 vjeç, pasi me datë 05.03.2021, nën kanosjen e një mjeti prerës ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit P. B.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vepra të turpshme" pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të

shtetasve : E. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ; E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu  është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.