
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Arrestohen 7 persona në Durrës, Policia jep detajet e para çfarë ka ndodhur në qytetin bregdetar

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021
Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, dy prej tyre të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Të arresturit janë G. M., 27 vjeç banues në Vlorë dhe Y. A., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë natës kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit H. C., banues në Krujë. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se janë autorë së 2 tentativave për vjedhje në banesat e shtetasve M. D. dhe H. H; Y. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. A. R., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të pa ligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”; D. L., 45 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet “Ford” dhe “VolksWagen” në gjendje të dehur.N. D., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Skuter” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë është lënduar vetë N. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
DVP Durrës
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 7 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasit G. M., 27 vjeç banues në Vlorë dhe Y. A., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë natës kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit H. C., banues në Krujë. Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se janë autorë së 2 tentativave për vjedhje në banesat e shtetasve M. D. dhe H. H. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, ndaluan shtetasin Y. H., 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan shtetasin A. R., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ishte i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të pa ligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit: D. L., 45 vjeç dhe D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet “Ford” dhe “Volksëagen” në gjendje të dehur.N. D., 57 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Skuter” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë është lënduar vetë shtetasi N. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Më të lexuarat


"Vetëm te ne të vijnë 15 kushërinj në spital", revoltohet Pëllumb Pipero, hedh poshtë deklaratën e ekspertit të shëndetësisë: Marrin nga një kavanoz reçel dhe...

Pas arrestimit të biznesmenit në Tiranë, fundoset dhe skafisti që tentoi të transportonte 50 sirianë drejt Italisë

Sherr në studio! Anila Hoxha nuk përmbahet ndaj zv.ministrit të Brendshëm: Filan fistëku? Keni dështuar që nga blindat me xhama të errëta…

Dy shpërthime të fuqishme tronditën banorët, dy teoritë që po qarkullojnë mbi misterin e madh në Lezhë

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra! Qytetarët zgjohen të alarmuar...

"Ai duhet të arrestohet për vrasje e mbetur në tentativë", shpërthen Mentor Kikia, ndërhyn menjëherë Klodiana Lala dhe befason zv/ministrin me deklaratën: Është nipi i një zyrtari të lartë të policisë

Vrasja e Hekuran Billës, prokuroria gjen 3 fije floku në makinë, vendimtare për akuzat ndaj dajës dhe nipit të akuzuar si autorë

Qëlloi me armë zjarri ndaj biznesit në Tropojë, arrestohet 35-vjeçari, në Durrës prangosen dy personat që dhunuan pronarin e lokalit

Eni Vasili merr mesazhin e papritur në telefon 'live' në emision: Nuk marr përsipër të vërtetën...!

Surprizon sërish moti, zbuloni si do të jetë dita sot
