Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohen dy persona në Lezhë, Policia sekuestron një pistoletë

Postuar: 12/08/2017 - 20:11

Policia e Lezhës ka arrestuar dy persona gjatë një aksioni blic të zhvilluar në disa ambiente të ndryshem për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në vijim të punës policore për rritjen e parametrave të sigurisë publike,  mbajtjen nën kontroll të situatave kriminale dhe goditjeve të veprimtarive të ndryshme kriminale si narkotikëve dhe  armëmbajtja pa leje, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë , janë ushtruar kontrolle Blic në ambiente të ndryshme, bazuar dhe në informata policore.

Në pranga u vunë shtetasit Gjovalin Kola, 25 vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)  dhe  Lekë Kola, 36  vjeç, banues në Lezhë ( me preçedent të mëparshëm kriminal)

"Konkretisht, me datë 12.08.2017, në orët e vona të natës, në një lokal tek Kryqëzimi i Shënkollit, gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit Gjovalin Kola, i është gjetur 1 armë zjarri TT pa leje e cila iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale.

Gjithashtu , shtetasi Gjovalin Kola, i shoqëruar në lokal edhe nga shtetasi Lekë Kola, kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë për të mos i lejuar që ti kontrollin", thuhet në njoftim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2017 - 17:37

Kthimi i vizave për shqiptarët është komentuar shumë ditët e fundit dhe madje ka hapur debat si politik ashtu edhe mediatik.

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot këtë mundësi të rikthimit të vizave për shqiptarët, duke marrë shkas edhe nga kërkesa e autoriteteve holandeze.

Postuar: 22/08/2017 - 17:32

Një zjarr i madh ka rënë brenda një pallati në Vlorë.

Postuar: 22/08/2017 - 17:22

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës pranë Gjirit të Lalzit.

Postuar: 22/08/2017 - 17:01

Një banesë në Lezhë është djegur nga zjarri këtë pasdite. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”.

Postuar: 22/08/2017 - 16:51

Një 57-vjecar me inicialet T. K është plagosur me thikë mesditën e sotme pas një konflikti për motive të dobëta në Rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Postuar: 22/08/2017 - 16:47

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë me akuzën e vjedhjes. Blutë arrestuan shtetasin Zamir Fejzollari, 37 vjeç, banues në Korçë.

Postuar: 22/08/2017 - 16:33

Në orët e para të mëngjesit të sotëm kryer një sulm ndaj kryetarit të shoqatës çame dhe i vetëshpalluri kryeministër në ekzil i Çamërisë, Festim Latos.