BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Aktualitet

Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, ja me çfarë u përballë policia gjatë kontrollit

Arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, ja me çfarë u

Forcat “Shqiponja” në Tiranë kanë vënë në pranga dy të rinj, të cilët u ndaluan në afërsi të TEG. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Edison Manaj 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Enea Shima 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Ndërkohë u procedua penalisht drejtuesi i mjetit Ergys Hidri i cili nuk kallëzoi krimin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe Komisariatin e Policisë Nr. 4.

Vihen në pranga dy shtetas, procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunom me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Flagranca”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:


– E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. Sh., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë, në afërsi të TEG-ut, kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. H., dhe me pasagjer shtetasit E. M dhe E. Sh.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. Sh., nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. H., nuk ka kallëzuar krimin.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., nga shërbimet e Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov, krëhra me municion luftarak dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më të lexuarat