Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë, furnizonte me kanabis zonën e “Myslym Shyrit”, ja çfarë iu sekuestrua nga policia

Postuar: 23/07/2019 - 13:34

Rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh, janë rezultatet e operacionit të koduar “Distributori” në kuadër të të cilët përfundoi 29-vjecari me inicialet E.M.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E.M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve është organizuar puna per ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Deklarata e policisë:
Operacioni i ndjekur me metoda speciale të hetimit për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Sekuestrohet rreth 1.1 kg cannabis sativa, 6 aparate celulare dhe një sasi lekësh.

Në pranga 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale, si dhe procedohet një shtetas tjetër.

 

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore disamujore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër te procedimit të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale te hetimit, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “DISTRIBUTORI”, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

E.M., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E.M. Menjëherë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve është organizuar puna per ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe kapjen e tij në flagrancë, e cila u realizua gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, ku ky shtetas ishte duke tregtuar lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit në ambientet e përdorura nga ky shtetas, Policia gjeti tri qese me lëndë narkotike canabis sativa, të ndara në doza dhe të futura në qese farmaceutike, të gatshme për treg.

Seksioni Për Hetimin e Narkotikëve gjatë kohës së ndjekjes me metoda speciale të hetimit ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore (foto, video dhe raporte vezhgimi) të aktivitetit kriminal të shitjes së lëndës narkotike nga ky shtetas, duke realizuar edhe kapjen e disa personave që blinin tek shtetasi E.M.

Gjithashtu në kuadër të operacionit, u procedua në gjendje të lirë shtetasi L.I., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 17:51

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur pa jetë në qelinë e burgut grek të Agias. Mediat greke shkruajnë se shkaqet për vdekjen ende nuk janë bërë të ditura nga autoritet.

Postuar: 08/12/2019 - 17:06

Një gjykatë në New York, dënoi me 22 vjet heqje lirie një shqiptar me vendbanim në Bronx, që sy

Postuar: 08/12/2019 - 16:57

Një 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi dy ditë më parë ka shkaktuar një

Postuar: 08/12/2019 - 16:13

Ky është momenti kur një pallat 5 katësh në zonën e Shkozetit, i shpallur me rrezikshmëri të lart

Postuar: 08/12/2019 - 16:02

Greqia hap hetim për vrasje të qëllimshme të ekstremistit minoritar në Bularat, Kostandin Kacifas

Postuar: 08/12/2019 - 15:51

Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Agias në Hania të Greqisë.

Postuar: 08/12/2019 - 15:38

Një grek i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Danimarka në Tiranë nga drejtësia shqiptare pa