BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

Arrestohet autori i vrasjes së 33-vjeçarit në Durrës, i riu tregon se gjithçka nisi pas sherrit për parkingun

Arrestohet autori i vrasjes së 33-vjeçarit në Durrës, i

Një konflikt banal ka shkaktuar mbrëmjen e së shtunës një tjetër ngjarje të rëndë teksa, ka përfunduar me vrasjen e një 33-vjeçari me emrin Idajet Dulla. Ndërsa dje sipas burimeve, pas disa orësh kërkimi policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen, Arbër Kote, 26-vjeç, i cili pas një sherri për një vend parkimi të zënë ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar në zemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve. Sipas burimeve, pas arrestimit Arbër Kote shfaqet i penduar për vrasjen e 33-vjeçarit Idajet Dulla. Referuar dëshmisë së tij para grupit hetimor ai është shprehur se sherri ka nisur për një parkim të gabuar të makinës. Gjithashtu Kote është shprehur se viktima e ka fyer dhe qëlluar me grushte disa herë dhe për vetëmbrojtje ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar. “I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Më fyeu dhe më qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shume keq”, ka thënë Kote para grupit hetimor. Sipas burimeve, viktima Idajet Dulla mësohet të ketë qenë me profesion shofer i një autoboti në kompani private, ndërsa autori i vrasjes, shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri. Tashmë, Arbër Kote do të përballet në gjykatë për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Reagimet e qytetarëve
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës ku viktima, Idajet Dulla dhe Arbër Kote, 26 vjeç, banues në Durrës janë konfliktuar për një vend parkimi të zënë dhe gjatë sherrit Kote nxori thikën duke e qëlluar 33-vjeçarin. Ndërsa një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e plazhit ku mbeti i vrarë Idajet Dulla kanë reaguar edhe banorët e zonës, të cilët shprehen se këto sherre janë të zakonshme në këtë rrugë. Referuar dëshmisë së tyre, ata shprehen se kjo rrugë është shumë e mbingarkuar duke rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe fëmijët kur kalojnë, ndërsa njëri prej tyre ka shtuar se parkimi i keq duke bllokuar rrugën ndodh shpesh në këtë aks. "Parkimi nga dy krahët është problem se ngushtohet rruga shumë, të paktën të pozicionohen në një krahë, duhet një rregull se është problematikë e theksuar", mësohet të ketë thënë njëri prej tyre. Ndërsa një tjetër banor është shprehur se orët më problematike për to janë mëngjesi dhe 15:00-16:00 kur njerëzit kthehen nga puna. "Orët më problematike janë të fluksit të lartë në mëngjes dhe në drekë kur dalin nga puna. Ne që lëvizim me biçikleta rrezikohemi, por tolerojmë duke i hap rrugë njëri tjetrit. Mirë do ishte prania e një polici këtu", është shprehur njëri nga banorët. Nga ana tjetër një banor tjetër mësohet të jetë shprehur se prania e fasonerisë gjithashtu ka shtuar fluksin e mjeteve dhe parkimeve. "Qarkullimi bëhet shumë i rëndë se është edhe fabrika këtu, ka shumë probleme. Të vish në orën katër këtu është probleme i madh", tha një tjetër. Një sherr i çastit për zënien e rrugës nga ana e Arbër Kotes me mjetin e tij ka bërë që ky të nxjerrë një thikë dhe të qëllojë në zemër Idajet Dullën, 33 vjeç, i cili humbi jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve. Sipas burimeve, viktima Idajet Dulla mësohet të ketë qenë me profesion shofer i një autoboti në kompani private, ndërsa autori i vrasjes, shofer i autobusit që dërgonte punëtorët në një fasoneri. Tashmë, Arbër Kote do të përballet në gjykatë për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".