Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Aktualitet

Arrestohet autori i vrasjes së 57-vjeçarit në Gjirokastër, gjithçka nisi pas një sherri për motive nacionaliste

Arrestohet autori i vrasjes së 57-vjeçarit në Gjirokastër,

Policia ka arrestuar dje autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, nga Gjirokastra ku u gjet i vdekur në kamionçinën e tij, në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë, pas një konflikti për motive të dobëta. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Mihal Thimjo nga Derviçani,i cili është arrestuar dje gjatë orëve të mbrëmjes në rrugën nacionale me automjetin e tij. Sipas burimeve, 33-vjeçari dyshohet se pas vrasjes ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat me të cilat ka kryer krimin, ka marrë makinën dhe është nisur për rrugë në destinacion që nuk dihet. Në ato momente është ndaluar nga policia, ku më pas është arrestuar me akuzën për veprën penale "Vrasja me dashje". Mësohet se shkak i kësaj vrasje ka qenë një sherr i çastit që ka përfunduar në mënyrë tragjike, ku gjithashtu dyshohet se Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij, në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë. Bazuar tek dëshmia e 33-vjeçarit me profesion muzikant, Thimjo e vrau 57-vjeçarin për vetëmbrojtje. Fillimisht autori ka rrëfyer se sherri banal ka nisur për motive nacionalizmi kur Thimjo i ka thënë se "ne nga Derviçani jemi të zotët për të fituar lekë me djersë dhe nuk kemi vjedhur si juve”. Në këtë moment viktima ka ndaluar mjetin dhe ka qëlluar muzikantin me një mjet metalik. Sipas autorit, viktima Gëzim Saraçi u egërsua duke e sulmuar vazhdimisht dhe Thimjo deklaron se më pas edhe ai ka marrë një shufër hekur dhe e ka qëlluar 2 herë në kokë në kamionçinën e tij në aksin rrugor Poliçan – Suhë, duke e quajtur këtë një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes. Po sipas dëshmisë së autorit mësohet se, viktima e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. Ai e ka pranuar krimin duke thënë se e bëri për vetëmbrojtje pasi ai e preku në sedër duke i thënë “grek”. "Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thash se ne jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur si juve. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. Unë u vetëmbrojta, s'kishte rrugë tjetër", mësohet të ketë thënë ai. Megjithatë pas hetimeve nga ana e grupeve hetimore është zbuluar se viktima dhe autori i arrestuar dje Mihal Thimjo, të cilët ishin miq me njëri-tjetrin, ishin edhe kërkues floriri. Mësohet se sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak. Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka pasi ata punonin me varroshe (gërmonin në varre). Dëshmia e autorit dhënë në polici se sherri banal ishte mbi motive nacionalizmi duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtarinë e jashtëligjshme që ka kryer. Gjithashtu dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen, nisur nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarje kur ata shkuan aty.
Detaje nga ngjarja
Një sherr banal mes dy miqve, ka shkaktuar vrasjen tragjike të njërit prej personave. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur pasditen e së mërkurës ku një 57-vjeçar Gëzim Saraçi nga Gjirokastra, mbeti i vdekur si pasojë e një konflikti të ashpër me mikun e tij Mihal Thimjo. Sipas burimeve, Thimjo e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Poliçan-Suhë. Mësohet se Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e mërkurë para vrasjes kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë. Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre më pas 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë mikun e tij, duke e lënë të vdekur. Mësohet se autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.