BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Aktualitet

Arrestohet avokati i njohur, policia e kap mat gjatë takimit me shqiptarin

Arrestohet avokati i njohur, policia e kap mat gjatë takimit me shqiptarin

Një avokat i njohur italian është arrestuar në zonën e Breshias teksa po i jepte kokainë një të dënuari shqiptar në burg.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi ndodhi gjatë shtrëngimit të duarve,  kur avokati i dorëzoi klientit të tij gjysmë grami kokainë në burgun e Bergamos.

Sipas hetimeve, avokati Gianni Ferriero nga Treviglio dyshohej për futjen e paligjshme në burg të drogërave dhe pajisjeve celulare në burg për të dënuarit.

Avokati 46 vjeçar, që mban edhe një post honorifik si zëvendësprokuror nderi në Breshia, kishte kohë që mbahej në kontroll nga Guardia Di Finanza e Breshias në koordinim me Prokurorinë e Bergamos, në bazë të një hetimi të nisur për futje të drogërave dhe telefonëve celularë në burgjet e Bergamos.

Arrestohet avokati i njohur, policia e kap mat gjatë takimit me shqiptarin