BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Arrestohet biznesmeni i fasonëve, i dënuar nga Krimet e Rënda me 8 vite burg për trafik droge

Arrestohet biznesmeni i fasonëve, i dënuar nga Krimet e Rënda me

Pas më shumë se dy vite në arrati, Policia e Tiranës ka arrestuar dje Arben Xibrin, i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 8 vite burg për “Trafikim të narkotikëve të kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë”. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar Xibrin në vitin 2016, teksa prangosja u bë gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e policisë. Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodheshin 130 kilogramë kanabis sativa. Në atë kohë u arrestua edhe shoferi Edmond Xhaja, 48 vjeç. Por, sipas organit të akuzës së Krimeve të Rënda, organizatori i trafikimit të lëndës narkotike drejt Italisë ishte biznesmeni i arrestuar dje. Arben Xibri u dënua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kapja e drogës në automjetin e firmës së Xibrit solli mjaft debate dhe akuza nga politike. Ish ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri hodhi akuza se Xibri është një person i afërt me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Ai publikoi dhe disa foto në media ku kryetari i opozitës kish dalë përkrah biznesmenit tashmë të dënuar me 8 vite burg. Ndërkohë, mësohet se ka qenë Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, që bëri të mundur kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar Arben Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Sekuestrimi i drogës

Më 24 shtator të vitit 2017 Agjentët e Antidrogës të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë mundur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme droge, teksa tentohej të trafikohej jashtë vendit. Burime zyrtare nga policia e thanë në atë kohë se u kapën rreth 130 kilogramë, ndërsa në pranga përfundoi shtetasi Edmond Xhaja, 48 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i cili ishte drejtues i mjetit ku u gjet lënda narkotike. Policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht pas kapjes së drogës se në vendin e quajtur vija e dytë në pikën e kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, u gjetën 100 pako me rreth 130 kilogramë kanabis. Pas verifikimeve rezultoi se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Arben Xibri, i cili u shpall menjëherë në kërkim nga policia, pas zbulimit të lëndës narkotike e cila do të transportohej në Itali me automjetin e firmës së tij. 53-vjeçari, sipas policisë ishte dhe organizatori i trafikimit të lëndës narkotike, e cila kishte si destinacion përfundimtar Italinë. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në atë kohë në cilësinë e provës materiale. Xibri, mësohet se është pronar i njohur i biznesit fason (rrobaqepësisë). Ai mësohet se është pronari i vetëm i kompanisë “Xibritex” dhe aksioner në kompaninë tjetër “Intertex”, bashkë me disa shtetas italianë. 53-vjeçari, pas kapjes së drogës dhe shpalljes së tij në kërkim u gjykua në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut ndërkombëtarë. Në procesin zhvilluar ndaj tij, gjykata e gjeti fajtor biznesmenin, pasi në automjetin tip magazinë për të mbajtur konfeksione, që kishin si destinacion Italinë u zbulua një sasi prej 130 kilogramë kanabis sativa. Ai u dënua me 8 vite burg mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pas arrestimit nga uniformat blu të kryeqytetit, 53-vjeçari pritet të transferohet në burgun 313 ku dhe do të vuajë dënimin.

Elvis Myrta