Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohet i riu në Lezhë, si e ‘fundosi’ kontrolli i befasishëm i makinës (FOTO)

Postuar: 23/10/2019 - 09:07

Një i ri është proceduar penalisht nga policia, pasi pas një kontrolli të befasishëm në maninë iu kap një armë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin K. N., 21 vjeç, banues në Lezhë.

“Procedimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krehër dhe një fishek”- njofton policia.

Zbulimi i tij u bë në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 21:29

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Kamzës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një grua që po kalonte rrugën.

Postuar: 16/11/2019 - 19:40

"Air Albania Stadium" do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të

Postuar: 16/11/2019 - 17:55

Një grua në Tiranë ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën “Demokraci

Postuar: 16/11/2019 - 17:10

Dy vëllezër në Tiranë kanë nxjerrë armët ndaj njëri-tjetrit, pas një konflikti për pronat.