Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Korçë, çfarë i gjeti policia në makinë dhe në banesë? (FOTO)

Postuar: 18/07/2019 - 13:14

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi u kap me armë pa leje dhe municion.

Uniformat blu të qytetit jug-lindor bënë me dije se kanë prangosur shtetasin Xh.B, banues në fshatin Porodinë.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Porodina”.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje .

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor  “Porodina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, shërbimet e policisë e kanë lokalizuar në lagjen nr.1, në Korçë dhe kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga ky shtetas, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet Policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 22:38

Ministria e Mbrojtjes thotë se prej dy ditësh po luftohet me flakët në kurorën e gjelbër të Shëngjinit.

Postuar: 23/08/2019 - 21:42

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e "Unazës së Re&

Postuar: 23/08/2019 - 21:40

Mesa duket temperaturave të larta, erërave të nxehta dhe vapës ekstreme do t’i vijë fundi.

Postuar: 23/08/2019 - 21:20

Është riaktivizuar para disa orësh vatra e zjarrit një malin e Shëngjinit.

Postuar: 23/08/2019 - 20:38

Në Shëngjin flakët e kanë marrë seriozisht dhe nuk kanë ndërmend që të ndalen, që prej mbrëmjes

Postuar: 23/08/2019 - 20:19

Ditën e sotme, ashtu si çdo ditë, kryeministri Edi Rama ka publikuar mendimin e një aktoreje, e c