BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Aktualitet

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari, tentoi t’i vidhte çantën një shtetaseje në autobus nën kërcënimin e thikës (DETAJET)

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari, tentoi t’i vidhte

Arrestohet ditën e sotme një 56-vjeçar, banues në fshatin Lenie të Gramshit.Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobusin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.