BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

Arrestohet në flagrancë i kërkuari me rrezikshmëri të lartë. Ja roli që luante ai si pjesë e grupit të strukturuar kriminal ( Pamjet e aksionit)

Arrestohet në flagrancë i kërkuari me rrezikshmëri të

Policia e Shetit njofton se ka arritur të vërë në pranga, pjesëtarin e një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Oeracioni i koduar “Ndihmësi”, ka arritur në kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.