Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari dhe i cilësuar si bosi i krimit/ Mori peng një person, tjetrin e detyroi të shes 23 suita, 40 parkingje dhe 6 makina

Postuar: 12/06/2019 - 11:33

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekini kanë arrestuar një 25-vjeçar kinez, i njohur si anëtar kryesor i bandave të krimit në Kinë.

I riu akuzohet për "Gjobëvënie".

Policia bën me dije se kapet dhe arrestohet me qëllim eksdradimi një shtetas kinez për veprën penale "Gjobëvënie"

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez :

G.L, 25 vjeç, lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  "Gjobëvënie". (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 17:09

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, OSHEE njofton se dy ditët në vijim, 19 dhe 20 shtator, do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona në kryeqytet.

Postuar: 18/09/2019 - 16:55

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur

Postuar: 18/09/2019 - 16:29

Një 47-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e dhunimit dhe kërcënim

Postuar: 18/09/2019 - 15:33

Vrasja e ish-policit Santiago Malko tronditi Tiranën.

Postuar: 18/09/2019 - 15:03

Prokuroria e Padovas ka nisur hetimet mbi vdekjen e 33-vjeçarit italian që pësoi frakturë në kokë

Postuar: 18/09/2019 - 14:53

Një histori njerëzore dhe një apel për ndihmë që nënë e bir të vazhdojnë jetën normale.

Postuar: 18/09/2019 - 14:16

Një ndryshim ligjor që ka hyrë në fuqi së fundmi u kërkon bizneseve të deklarojnë në zyrat rajona