BREAKING NEWS

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko
x
BREAKING NEWS

"Kemi dëgjuar që ka pasur..."/ Tragjedia në Gramsh, flasin fqinjët: Ishte tip i qetë, ja ku ka punuar

"Kemi dëgjuar që ka pasur..."/ Tragjedia në Gramsh,
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbardhen detajet e fundit

Çfarë ndodhi? Ministria bën njoftimin e
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju,
x
BREAKING NEWS

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që
x
BREAKING NEWS

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha kohërave", Berisha ka 'dy fjalë' për Ramën: Nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

"Bëri spastrimin etnik më të madh të të gjitha
x
BREAKING NEWS

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”,
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja
x

Aktualitet

Arrestohet pas 3 muajsh në kërkim personazhi i njohur që është pjesë e emisionit “Zonë e Lirë”, nuk iu bind policisë për të ndaluar dhe braktisi mjetin me ..., zbardhet dinamika e plotë

Arrestohet pas 3 muajsh në kërkim personazhi i njohur që

DJ Cherry, i njohur për shumë qytetarët si pjesë e emisionit “Zonë e Lirë”, ka rënë në prangat e policisë. Uniformat blu kanë njoftuar sot se është arrestuar shtetasi Ardian Kola, 38-vjeç, pasi është përfshirë në trafik refugjatësh.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia bën të ditur se më datë 19 qershor, ky shtetas po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit” në Gjirokastër. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë automjetin, por 38-vjeçari nnuk i është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen.

Arrestohet pas 3 muajsh në kërkim personazhi i njohur që

Më pas, DJ Cherry ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar. Sipas policisë, brenda automjetit dyshohet se ishin 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e MENA, të cilët po i transportonte drejt Tiranës kundrejt fitimit.

Pas më shumë se 3 muaj hetime, DJ Cherry është arrestuar në kryeqytet, për llogari të policisë së Gjirokastrës, nga komisariati nr.2 në Tiranë.

Në kuadër të operacionit “Road Guard 27”, ndalohet një shtetas, i dyshuar si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, Tiranë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.