Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arrestohet personi me rrezikshmëri të lartë/ Kush është ish-komando nga Kruja që stërviste fëmijët për sulme terroriste (Video)

Postuar: 15/04/2019 - 15:56

Erzen Uka ish komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është arrestuar nga zyra  Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.

I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.

Video Player

 
00:00
 
01:18

Nga këqyrja e profileve në rrjetet sociale ai është një mbështetës i Shtetit Islamik . 29-vjeçari është i divorcuar dhe ka qenë i proceduar me parë për “dhunë në familje”. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i Gjykatës nuk u zbatua.

Të martën ish-komandoja pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:11

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi, të cilët nëpërmjet mashtrimit i premtonin legalizimin e banesave dhe objekteve të ndryshme, gazeta “Sot” k

Postuar: 20/04/2019 - 23:15

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë

Postuar: 20/04/2019 - 23:06

Profesor Artan Fuga në një postim ironizues në faqen e tij në Facebook ka analizuar situatën në t

Postuar: 20/04/2019 - 22:35

Agimi ishte personazhi që çeli mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur&rdquo

Postuar: 20/04/2019 - 22:05

Një 77 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armën e gjahut në oborrin e banesës së tij.

Postuar: 20/04/2019 - 20:39

Gazetarja Fatjona Medini, ka denoncuar në rrjetet sociale një rast të rëndë.

Postuar: 20/04/2019 - 20:13

Banorët e Astirit kanë dalë si çdo mbrëmje në protestë duke bllokuar edhe rrugën nga ku kundërsht