BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Arrestohet Saimir Gjepali, anëtari i grupit të Avdylajve i dënuar në Itali me 24 vite burg për trafik droge

Arrestohet Saimir Gjepali, anëtari i grupit të Avdylajve i dënuar

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme Saimir Gjepalin, 48 vjeç. Gjepali është një emër i njohur për autoritetet shqiptare si pjesë e grupit të Avdylajve. Arrestimi i 48-vjeçarit ditën e djeshme është bërë për llogari të autoriteteve italiane, duke qenë se Gjepali është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. “Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Saimir Gjepali, 48 vjeç, banues në Shijak, Durrës”, njoftoi policia. Më 24 shkurt të vitit 20011, Gjykata e Milanos e ka dënuar Saimir Gjepalin me 24.2 vite burg, me akuzat për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. “Këtë shtetas, Gjykata e Milanos, Itali, me vendimin e datës 24.02.2011, e ka dënuar me 24 vjet e 2 muaj burg për veprat penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftim.

Kush është Saimir Gjepali?

48-vjeçari Saimir Gjepali, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë, ishte një nga të arrestuarit në kuadër të operacionit “Vol-vo 4” të finalizuar në vitin 2018. Kujtojmë që në kuadër të operacionit u gjet në Has të Kukësit një laborator për përpunimin e heroinës. Brenda laboratorit u sekuestruan 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës. I arrestuar në prill të vitit 2018, Saimir Gjepali bëhet protagonist i një tjetër ngjarje në majin e vitit 2020, kësaj here në qelitë e burgut 313 në Tiranë. Më 21 maj të vitit 2020 në qelitë e burgut 313 në kryeqytet shpërtheu një revoltë. Gjithçka filloi në momentin kur po kontrollohej qelia ku ishin pjesëtarët e grupit të Avdylajve, vëllezërit Astrit e Altin Avdyli, H.Seferi si dhe i arrestuari i ditës së djeshme Saimir Gjepali. Në qeli së bashku me ata ishte dhe një italian. Gjatë kontrollit në qelinë e tyre u gjet një telefon celular, pronësinë e të cilit nuk e pranoi asnjë prej tyre. Në momentet që është ushtruar kontroll në qeli, efektivët e policisë janë kundërshtuar me forcë. Anëtarët e grupit të Avdylajve kërcënuan me jetë dhe ofenduan policët, çka u dokumentua nga kamerat e sigurisë. Një muaji pasi ndodhi revolta, Saimir Gjepali la qelinë e burgut 313. Gjykata e Durrësit në qershor të vitit 2020 vendosi për 48-vjeçarin ndryshimin e masës së sigurisë. Nga “Arrest në burg”, gjykata caktoi për Gjepalin masën “Detyrim paraqitje”. Një ditë pasi i ndryshoi masa e sigurisë, 48-vjeçarit Gjepali iu dërgua formulari për justifikimin e pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Më të lexuarat