BREAKING NEWS

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të Tiranës, kush fiton nga 7 kandidatët

Primaret në PD/ Mbyllet numërimi në degën 5 të
x
BREAKING NEWS

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik, por i duhet hequr pak pushteti

Kokalari nuk përmbahet ndaj deputetit të PD-s: Është besnik,
x
BREAKING NEWS

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”, gazetari ‘zë ngushtë’ Alimehmetin

“Shifrat tuaja në mospërputhje me të PD-së”,
x
BREAKING NEWS

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza: Më vodhën dhe mua

Primaret/ Mori vetëm 32 vota, Sazan Guri shpërthen në akuza:
x
BREAKING NEWS

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha

A ka patur zgjedhës socialistë? Habit me përgjigjen Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja kur pritet ta marrë vendimin presidenti serb

Samiti i BE-së në Tiranë, Vuçiç ndryshon mendje? Ja
x
BREAKING NEWS

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në studio mes kandidatit në Kamës dhe Flamur Nokës

“Në listat e PD kishte socialistë”/ Plas debati në
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e Durrësit, ja kush e fitoi

EMRI/ Primaret në PD, përfundon numërimi për Bashkinë e
x

Aktualitet

Arrestohet shefi i Komisariatit dhe tre punonjës policie në Velipojë, ja për çfarë akuzohen (Emrat)

Arrestohet shefi i Komisariatit dhe tre punonjës policie në

Katër efektivë të policisë së Shtetit janë arrestuar ditën e sotme në Velipojë pasi kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë.

Policia bën të ditur se është arrestuar shefin e stacionit të Policisë Velipojë, nënkomisari dhe dy inspektorë.

Operacioni është finalizuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore Shkodër dhe Lezhë, ndërkohë që policët janë akuzuar per vepren penale “shpërdorim detyre”. Korrespondenti i Panorama, bën me dije se në pranga ka përfunduar “Zamir Sytari, Arben Hoxha, Ergys Lohja, Hysni Beqiri”

“Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

– N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

– N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë

– Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë

– Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.