BREAKING NEWS

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën në darkë, 2391 të vdekur

SHBA rritje e tmershme e të infektuarve, 135.738 deri të dielën
x

Aktualitet

Arrestohet vajza 21-vjeçare në Durrës, policia befasohet nga ajo që i gjen me vete gjatë kontrollit

Arrestohet vajza 21-vjeçare në Durrës, policia befasohet nga

Një 21-vjeçare është arrestuar në qytetin e Durrësit.

Policia bën të ditur se e reja është arrestuar në flagrancë pasi shpërndante drogë.

Bëhet fjalë për të renë me iniciale A. B, të cilës gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Sekuestrohen 13.5 gr. kokainë.

Arrestohet në flagrancë një 21-vjeçare.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla,  specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen: A. B., 21 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj kësaj shtetaseje, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 13.5 gr. lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".