Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

ARRSH del me një njoftim të rëndësishëm: Nga nesër do të bllokohet autostrada për 45 ditë, ja në cilat akse

Postuar: 12/09/2018 - 19:26

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë njoftuar se nga nesër, e enjte 13 shtator 2018, do të fillojnë punimet për riparimin e rrugës Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë, për 45 ditë.

Në kuadër të një projekti të Bankës Botërore, nga nesër do të bllokohet kalimi nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri te Kthesa e Prezës, me një afat 45 ditor për të gjitha mjetet.

“Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

DEKLARATË E PËRBASHKËT

AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR

POLICIA E QARKULLIMIT RRUGOR

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e enjte (datë 13 Shtator 2018), në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojnë punimet për rehabilitimin e aksit Vorë – Kthesa Rinas – Fushë Krujë.

Punimet kryesore të cilat janë parashikuar gjatë fazës së rehabilitimit të këtij aksi rrugor janë prishja e shtresave ekzistuese asfaltike; zëvendësimi i nënshtresave në çakëll dhe stabilizant; realizimi i të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosja e sinjalistikës rrugore dhe e masave të sigurisë rrugore.

Nga dita e neserme do të bëhet bllokimi i aksit nga Kthesa e Doganës së Tiranës deri tek kthesa për Prezë.

Kohezgjatje e punimeve per rehabilitimin e segmentit nga Kthesa e Doganes se Tiranes deri tek kthesa per Prezë eshte  45 dite.

Segmmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate periudhes se kryerjes se punimeve.

Dogana e Tiranes do te jete e aksesueshme nga ana e Vores.

Devijimi i trafikut do te jete sipas sinjalistikën provizore të vendosur në segmentin ku do të punohet si dhe udhëzimet e policisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 18:36

Unioni i Gazetarëve shqiptarë, dega Elbasan, bën me dije se dy gazetarë janë kërcënuar në krye të detyrës.

Postuar: 22/09/2018 - 18:29

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të fortë, sa i takon rasteve të korrupsionit të p

Postuar: 22/09/2018 - 18:21

Abvokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin "Një Javë" ka bërë thirrje që pro

Postuar: 22/09/2018 - 17:17

Një operacion i madh po zhvillohet prej ditës se djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të or

Postuar: 22/09/2018 - 16:59

Tetë qytetarë shqiptarë dhe dy turq janë arrestuar nga policia kufitare italiane në portin e Bari

Postuar: 22/09/2018 - 16:28

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi rezulton se ishte në kërkim prej disa vit

Postuar: 22/09/2018 - 16:23

Sot më datë 21.09.2018 Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror Tiranë, në bashkëpunim me Proku