Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arsenal armësh në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Postuar: 12/09/2018 - 18:02

Policia ka arrestuar sot një 51-vjeçar, të cilit i janë gjetur disa armë dhe fishekë në banesë.

Sipas policisë arrestimi ka ardhur pas koordinimit Polici-Komunitet.

Njoftimi i Policisë

Bashkëpunimi Polici-Komunitet, godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 4 armë zjarri dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijimë të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, dhe si rezultat i bashkëpunimit mjaft të mirë Polici-Komunitet, shërbimet e Policisë Librazhd, në bazë të informacioneve të siguruara nga komuniteti, se në fshatin Dorez, Librazhd, në një banesë kishte armë zjarri, organizuan punën për verifikimin e informacionit.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, shërbimet e policisë gjatë kontrollit në territorin e banesës së shtetasit Sh. H, 51 vjeç, banues në fshatin Dorez, Librazhd, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishkë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh.H për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 22:10

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postuar: 17/02/2019 - 22:00

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten

Postuar: 17/02/2019 - 21:20

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 policia arrestoi edhe një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dh

Postuar: 17/02/2019 - 20:30

Zyrtari më i ‘kualifikuar’ në luftën kundër mafias në Itali ka folur hapur për band

Postuar: 17/02/2019 - 19:35

Policia e Lezhës arrestoi një 80-vjeçar, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës.

Postuar: 17/02/2019 - 18:32

Një 45 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e djeshme në fshatin Agios Athanasios të Selan

Postuar: 17/02/2019 - 18:00

Një ngjarje e turpshme me protagonistë dy familje shqiptare ka ndodhur në Itali.