Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Arta Marku në analizën vjetore të Prokurorisë së Korçës: Hetime më të thelluara në luftën kundër drogës

Postuar: 13/02/2018 - 13:17

Kryeprokurorja Arta Marku ishte sot ne Prokurorine e Rrethit te Korces nga ku nenvizoi: “Nxisim aplikimin e Marrëveshjes dhe Urdhërit Penal, me qëllim që prokurorët të jenë më të angazhuar dhe fokusuar tek hetimi i veprave penale me rrezikshmëri të theksuar dhe sensitive për rrethin Korçë”. Marku tha se Prokuroria e Pergjithshme mbeshtet “prokurorët për hetime në lëndën e korrupsionit”, teksa ka kerkuar qe kjo, “të bëhet duke kërkuar dhe mbështetur forma të reja bashkëpunimi me policinë gjyqësore, agjencitë e tjera në Korçë, si Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), etj. dhe tërheqja e qytetarëve në luftën kundër korrupsionit”.

“Perkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku megjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj. Mbeshtesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 22:10

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postuar: 17/02/2019 - 22:00

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten

Postuar: 17/02/2019 - 21:20

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 policia arrestoi edhe një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dh

Postuar: 17/02/2019 - 20:30

Zyrtari më i ‘kualifikuar’ në luftën kundër mafias në Itali ka folur hapur për band

Postuar: 17/02/2019 - 19:35

Policia e Lezhës arrestoi një 80-vjeçar, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e opozitës.

Postuar: 17/02/2019 - 18:32

Një 45 vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur ditën e djeshme në fshatin Agios Athanasios të Selan

Postuar: 17/02/2019 - 18:00

Një ngjarje e turpshme me protagonistë dy familje shqiptare ka ndodhur në Itali.