Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artan Hoxha: Ishalla nuk na vret veten Presidenti se nuk do e përballojmë dot

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta.

Ky i fundit u shpreh se ishte gati që për të zgjidhur këtë situatë të jepte dorëheqjen.

Hoxha ironizon dhe shkruan se si dorëheqja apo edhe vetëvrasja në këto momente e Ilir Metës nuk do të zgjidhte punë.

Gjithashtu ai dërgon dhe disa “kode” për presidentin.

Reagimi i plotë

Presidenti serish ka ofruar doreheqjen e tij sot. E bela e madhe qe na ka zene!!!
Opozita, qe po ben gati molotovet per neser dhe mileti, i kerkojne me force dhe mezi presin te jap doreheqjen kryeministri, ky tjetri qe nuk i kerkon njeri as te jap doreheqjen dhe as te sakrifikohet si Salvador Allende duke vrare veten ne zyre(Larg qofte inshallah), del dhe na kujton xhenazene. 
Po c'ke o burre i dheut, tek je mire e bukur pse e trazon dynjane kot me skenare fatkeqesish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend ne keto 30 vite post-komunizem, sa te perballoje dhe nje humbje apo gjeme kaq te madhe?!!!
Kur nuk te thote njeri as plac, e jo me jep doreheqjen apo sakrifikohu me vetvrasje, cfare dreqin ke qe i con neper mend belara te tilla me zarar!!!!
Pashe zotin se jemi ne muaj Ramazani dhe nuk mbajme dot me, por me mire kap ndonje iftar me qetesi dhe dashuri dhe lerja kryeministrit ta mendoje thelle si doreheqjen si sakrifikimin me vetvrasje. 
Jo per gje por si doreheqja jote, si vetvrasja jote ne keto momente(larg qofte inshallah) as prish pune e as ndreq pune. 
Tjeterkujt i kerkohet dhe i urohet, si doreheqja, si vetvrasja...se ti na duhet shendoshe e mire si kokrra e molles per halle te tjera...

Dy qendrimet ekstreme te presidentit:

20 mars 2019

"Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues jam i gatshëm për të dyja ekstremet:
1)-Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, 
2)-e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.
Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqiperi.

24 maj 2019

"Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë".

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:42

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka bërë akuza të forta për zhdukjen e babait të tij, 24 vite më parë.

Postuar: 21/10/2019 - 15:41

Dita e sotme në brigjet e Adriatikut për njerëzit që e kanë frekuentuar duket se po shijojnë një

Postuar: 21/10/2019 - 15:29

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës k

Postuar: 21/10/2019 - 15:09

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto  për të

Postuar: 21/10/2019 - 14:55

Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes So

Postuar: 21/10/2019 - 14:50

Djali i biznesmenit dhe sindikalistit të njohur Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka folur sërish për vd

Postuar: 21/10/2019 - 14:32

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit Arraj në Shkodër ditën e sotme.