BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr detajet e forta, zbulon nofkat e personazheve më të pasur në Shqipëri: Ky është vendi ku po operojnë grupet kriminale

Artan Hoxha nxjerr detajet e forta, zbulon nofkat e personazheve më të

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se grupet kriminale shqiptare kanë filluar të operojnë në Republikën Domenikane gjatë kohëve të fundit, ndërsa sqaroi se personazhet më të pasur të krimit në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku operojnë.

“Italia është vendi më i afërt i joni, kështu që shtrirjen e parë shqiptarët e kanë aty. Numrin më të madh të emigrantëve e kemi në Itali dhe Greqi. Sigurisht duke qenë prezentë në Itali, jemi marrë që nga trafiku i klandestinëve, prostitucionit, armatimit, dalëngadalë grupet tona krijuan njohje. Grupet shqiptare zëvendësuan punën e grupeve italiane dhe nëse kishte një goditje, ata i shpëtonin por njëkohësisht merrnin përqindje të aktivitetit të shqiptarëve.

Aktualisht shqiptarët në Itali janë pikë referimi sepse duke shkuar në vendin e origjinës. Pasi konsoliduam pozicionin tonë në trafikun e heroinës, sigurisht që objektiv u bë droga që sjell paratë më të mëdha sot, kokaina. Sot njohim që personazhet më të pasur në Shqipëri njihen me nofkat e vendit ku qëndrojnë. Njëri njihet si filani i Brazilit, i Kolumbisë etj. Këto 2 vitet e fundit ka dalë në skenë Republikën Domenikane ku janë vendosur shqiptarët.

Duke patur parasysh këtë lloj hierarkie që kanë grupet kriminale shqiptare, shoh vëmendjen që kanë mediat e huaja për ta”, u shpreh Artan Hoxha për Fax News.