Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr të tjera detaje mbi atentatin ndaj Preng Gjinit, zbulon përse eksplozivi u vendos në krahun e pasagjerit: Janë gjetur kamerat, ja pse atentatorët nuk hoqën dorë

Artan Hoxha nxjerr të tjera detaje mbi atentatin ndaj Preng Gjinit, zbulon

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur të tjera detaje për atentatin që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin.

“Nga të dhënat që kemi rezulton se eksplozivi është vendosur në krahun e pasagjerit, ndërkohë objektivi ka qenë në timon.

Është fat që makina me të cilin ka ndodhur atentati e ka marrë shumë pak minuta para se të ndodhte atentati.

Fakti që shpërthimi është bërë sa ka hyrë në urë ka minimizua dëmet, Nëse do të ndodhte qoftë edhe 15 metra bë brendësi dëmi do të ishte edhe më i madh, qoftë edhe për njerëzit e pafajshëm.

Duke e ditur që nuk mund t’i afroheshin me kollaj Preng Gjinit, kanë gjetur pikën e dobët, pikërisht momentin kur lëvizte me makinën e djalit të hallës, Fatjon Dautit. Ai ka parkonte makinën e tij dhe merrte makinën  e djalit të hallës.

Ata kanë ruajtur momentin, kanë zbuluar që në qytet lëvizte me makinën e djalit të hallës.

Nga informacionet që kam, janë gjetur kamerat ku është vendosur eksplozivi. Makina në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dje ka qenë në Lushnje dhe nuk mund të lëvizë makina me minë poshtë, në Shqipëri. Prandaj këmbëngulja se mina është vendosur dje.

Përse u vendos në krahun e pasagjerit? Sepse në qytet ka rezultuar se ai qëndronte në  sedijen e pasagjerit dhe jo të shoferit. Kjo ka bërë që eksploziv të vendosej në krahun e pasagjerit. Ndërkohë ai dje ka dalë vetë në timon.  Shpërthimi ka shkatërruar motorin makinës dhe nuk i ka marrë jetën.

A mund ta anulonin atentatin, kur panë që ishte ulur në krahun e shoferit, por kanë menduar që nuk do të kishin rast të dytë për ta goditur”, tha Hoxha.