Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Artan Hoxha paralajmëron fundin ‘fatal’ që e pret Saimir Tahirin

Postuar: 11/09/2019 - 22:41

Sipas gazetarit Artan Hoxha, prezenca e delegacionit amerikan në proceset gjyqësore të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mund të ndikojë që ai të dënohet nga Gjykata.

Hoxha tha në Repolitix se në çdo proces që është monitoruar më herët nga amerikanët, vendimi i gjykatës ka qenë me dënim. Artan Hoxha solli në vëmendje rastin e Emiljano Shullazit dhe Klement Balilit.

"Nuk mund të flasim derisa Gjykata të japë vendimin. Prokurorët i qëndruan bindjes së vet. Unë jam kurioz për vendimin e Gjykatës. Ambasada amerikane ka monitoruar procesin. Në çdo histori ku janë përfshirë amerikanët vendimi ka qenë me dënim. Kur shikonin amerikanët në fund të sallës, gjyqtarët merrnin çekanin në dorë. Kemi çështjen e Shullazit dhe Balilit. Niveli i dënimit mbetet të shikohet. Fajësia qëndron në faktin e pamohueshëm se në 2016 Shqipëria ishte det me kanabis. Përgjegjësia për mua ka qenë e kryeministrit. Prandaj them se fajësia morale dhe politike është e provuar. Mënyra se si prokuroria e filloi procesin e Tahirit, me frymë politike. Sa herë që përmendej në politikë Prokuroria merrte një vendim për çështjen e Tahirit. Parë në këtë prizëm, Gjykata është ndikuar nga prezenca e amerikanët", tha Artan Hoxha.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 12:46

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio sot ndodhet në Shqipëri pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë.

Postuar: 11/12/2019 - 12:23

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, është larguar nga detyra.

Postuar: 11/12/2019 - 11:55

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Postuar: 11/12/2019 - 11:45

Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) nënvizon edhe planin e emergjencës

Postuar: 11/12/2019 - 11:21

Këtë të mërkurë ka nisur punimet Komisioni Parlamentar për Edukimin dhe Median mbi 2 projektligje