BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e drejtësisë së re

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh

Kapiteni i rangut të parë dhe ish-numri dy i Forcës Detare, Artur Meçollari ka dhënë detaje për hetimet e SPAK, kundër disa prej zyrtarëve më të lartë të Ushtrisë Shqiptare, përfshirë këtu politikanë dhe presidentin Bajram Begaj. Mes personave të kallëzuar është dhe Presidenti aktual i Republikës, i cili në kohën kur ka ndodhur abuzimi me pronat e ushtrisë sipas kallëzimit, ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në intervistën për gazetën “SOT”, Meçollari  thotë se asnjë nuk shpëton nga hetimet e SPAK, madje edhe Begaj, i cili mund të mendojë se e shpëton imuniteti si President. Nga ana tjetër, ish numri dy i Forcës Detare ka komentuar dhe ardhjen e presidentit ukrainas Zelensky dhe për situatën gjeopolitike, ku kërcënimet e Vladimir Putinit kanë ngritur alarmin për një Luftë të Tretë Botërore, madje dhe përflitet për përdorimin e armëve bërthamore.

-Zoti Meçollari, këtë muaj mbushen 3 vjet nga regjistrimi i dosjeve për pronat e Forcës Detare. Mendoni se shumë shpejt do të kemi goditje në nivele të larta nga drejtësia e re?

E para është serioziteti më të cilën është marr SPAK me këtë çështje dhe më shumë të tjera. E dyta ka një vendim të Gjykatës së Lartë që e ka vendosur në sekuestro preventive Bazën e Sarandës dhe ai vendim i parashtron të gjitha problematikat dhe del në konkluzionin që dhënia me qira dhe me koncesion e bazës ka cenuar sigurinë kombëtare, marrëdhëniet me NATO, misionin dhe operacionalitetin e forcës detare. Pra këto janë konkluzione nga një vendim gjykate. Ky veprim do  të vijoj më tej duke futur në hetim ose nëse i kanë futur, ose kanë shpallur hetim për persona të veçantë. Por, unë kam bindjen që SPAK do ta çojë deri në fund. Koha është relativisht e gjatë, por gjithsesi unë kam besim.     

-Kush nga zyrtarët e lartë i përfshirë në këto afera rrezikon më shumë sipas jush?

Këtë nuk mund ta them se kush rrezikon më shumë sepse kjo është një çështje qartësisht e prokurorisë dhe e gjykatës, por unë di se kush janë të përfshirë dhe që unë i kam kallëzuar. Duke filluar që nga presidenti aktual Bajram Begaj, ish-ministrja Olta Xhaçka, ish-shefi  i shtabit të përgjithshëm Kollçaku, si edhe disa gjeneral apo kolonel të tjerë që në rrethana të veçanta kryen veprime me legjislacionin  në fuqi dhe që si thotë edhe vendimi i gjykatës kanë cenuar këto element.    

-Po Bajram Begaj, a mund të shpëtojë nga prangat e SPAK nga imuniteti që ka si President?

Unë se di se kujt do ti vihen prangat, por unë në dijeninë time ai është përgjegjës jo vetëm për bazën e Shëngjinit, por për bazën e Sarandës dhe disa prona në Porto Romano, ku ai nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tij i ka sjell dëm financiar shtetit, por edhe gatishmërisë operacionale dhe kapaciteteve të Forcave Detare. Unë di që në SPAK askush nuk ka imunitet, pasi SPAK është krijuar për këtë gjë, askush nuk ka imunitet. Ai gjykon ata që kanë qenë dhe ata aktual, duke filluar nga presidenti dhe deri tek pushtetarët më të ulët.

-Si e komentoni ardhjen e Zelenskyt në Tiranë?

Ukraina ka nevojë për ndihmë dhe është në një situatë të vështirë. Në fakt u nis me një ofensivë dhe përfundoj me kapjen e disa territoreve nga ana a e Rusisë. Por, sot Ukraina nuk ka më kapacitete për të vepruar, kjo për shkak të mungesës së armatimeve dhe municioneve si edhe mungesës së personelit të forcës armatosur që është e mbërthyer nga korrupsioni dhe ka sjell mungesa në personel. Zelensky bashkë me strukturat e tij investigative pak kohë më parë kapi një korrupsion të madh në ushtrinë ukrainase, ku bëhet fjalë për 40 milionë euro që duhet të ishin blerë municione dhe nuk ishin blerë. Lufta kundër korrupsionit në ushtrinë ukrainase bëri që të shkarkohet ministri  i mbrojtjes, komandanti  i forcës së armatosur dhe shumë gjeneral. Po, tani jemi në një jemi në një moment që ata kanë nevojë për municione dhe për armatime dhe të gjithë ata që janë pjesë e strukturave që i ndihmojnë apo janë në aleancë me Ukrainën kanë detyrën që ti ndihmojnë, një nga këto vende është edhe Shqipëria. Nuk ka asgjë që Shqipëria ti ndihmojë me aq kapacitete sa ka, madje është diçka pozitive.

-Ndërkohë në Shqipëri prej tre ditësh po flitet për riaktivizimin e industrisë për prodhimin e armëve. A mendoni se vendi është gati për të vënë në punë uzinat?

Ndoshta mund të vihen në punë ato uzina që kanë qenë ose të krijohen të tjera, nuk është domosdoshmëri që duhet që të vihen ato që kanë qenë. Por Shqipëria duhet që të krijoj kapacitete për prodhimin e municioneve, sepse mund të duhen në Ukrainë, por mund të duhen edhe diku tjetër. Pasi po të dëgjosh NATO dhe BE po kërkon riaktivizim e kapacitete për armatim. Nuk ka asgjë të keqe që edhe Shqipëria të ketë kapacitetet e veta qoftë edhe për interes të vet. E mira është që të krijohen kapacitete për prodhimin e municioneve për ti ardhur në ndihmë Ukrainës. 

-Prej dy vitesh kur Rusia vendoi të pushtojë Ukrainën, po shtohen zërat se mund të shkojmë drejt Luftës së Tretë Botërore. Sa e mundshme është që të ndodhë kjo gjë?

Për momentin jo. Kjo është një lloj parashikimi që në rast se Rusia do arrijë një sukses strategjik në Ukrainë dhe ajo do të kërkoj që të avancojë akoma edhe më tepër me objektivat e saj dhe objektivat e saj do të jenë vendet anëtare të NATO. Nëse Rusia do këtë një fitore strategjike në Ukrainë kjo do të jetë një dëm shumë i madh dhe pas kësaj do të ketë një kërcënim real për aleancën euro-atlantike. Për të shmangur këtë fitore duhet që të gjitha vendet të përgatiten të krijojnë ato kapacitete jo vetëm për Ukrainën, por edhe  për një përshkallëzim të situatës nesër.

-Po kërcënimet e Rusisë për luftë bërthamore si i shikoni?

Doktrina ruse nuk e para shikon në këto rrethana që ata kërcënojnë. Në rast të humbjes së Rusisë në Ukrainë në rrethana të veçanta mund të përdorin armë bërthamore taktike. Por, përdorimi i armëve bërthamore do ishte gabim, sepse do të ishte dëm jo vetëm për atë që do të sulmojë, por edhe për atë që e përdor.

Intervistoi: Sidorela Braçja