BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Asambleja e 88 e INTERPOL/ Ardi Veliu takon homologët në Kili: Duke bashkëpunuar mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara!

Asambleja e 88 e INTERPOL/ Ardi Veliu takon homologët në Kili: Duke

Nga data 15 deri në 18 tetor në Santiago të Kilit po zhvillohet Asambleja e 88 e Pergjithshme e Interpolit, pjesë e së cilës është edhe delegacion i Policisë Shqiptare, i kryesuar nga Drejtori i Pergjithshem i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu.

Veliu, gjatë Asamblesë zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, në interest të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshem të Interpolit Jurgen Stock, i cili u rizgjodh gjatë kësaj asambleje për një tjetër mandat 5 vjeçar.

Stock gjatë takimit me Veliun deklaroi se ishte në dijeni mbi punën e mirë të Policisë Shqiptare dhe vlerësoi përpjekjet e bëra nga ana e Drejtor Veliut dhe rezultatet e arritura nga ana e  Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit në përgjithesi dhe atij të organizuar në veçanti.

Stock u shpreh se Policia e Shtetit ka mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në këtë luftë. Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë midis Policisë shqiptare dhe Interpol, si dhe rritjes së përkrahjes që Interpol dëshiron të japë për Policinë shqiptare, Stock shprehu dëshirën të vizitojë Shqipërinë në fillim të vitit tjeter.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë.

Në të gjitha takimet është vlerësuar bashkëpunimi dhe besueshmëria që tashmë Policia e Shtetit gëzon tek partnerët dhe kjo konfirmohet me operacionet e shumta të zhvilluara kohët e fundit me partnerët, për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Drejtor Veliu edhe njëherë ka shprehur gatishmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe shprehu bindjen e palëkundur se vetëm duke bashkëpunuar  mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara në të mirë të vendeve tona.