BREAKING NEWS

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/ Frrok Çupi parashikon zhvillime të bujshme, lëshon paralajmërimin 'bombë' për këtë politikan të njohur: Është në prag të burgut

“Do të ndodhet para një rreziku më të madh”/
x
BREAKING NEWS

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon ‘thumbin’ e fortë për përplasjen Duka-Veliaj dhe ngre dyshimet: Mund ta ketë bërë...

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon
x
BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x

Aktualitet

Asfiksimi i 60-vjeçarit dhe 50-vjeçares në Golem, zbardhen detajet si u gjetën të pajetë, dyshohet për lidhje intime mes tyre

Asfiksimi i 60-vjeçarit dhe 50-vjeçares në Golem, zbardhen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në Golem të Kavajës. Pas denoncimeve të familjarëve se dy viktimat kishin humbur kontaktet, policia ka gjetur ditën e shtunë trupat e pajetë të 60-vjeçarit dhe 50-vjeçares. Viktimat janë M. Jani 60 vjeç dhe An. Llulla 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa Jani kishte në pronësi dhe një apartament në Golem. Dy personat e gjetur të pajetë në një banesë dyshohet se janë asfiksuar nga gazi i gatimit. Djali i M. Janit kishte telefonuar prej dy ditësh babanë e tij, por pa përgjigje. Më pas kishte shkuar në banesën e viktimës, por nuk i është hapur dera. Policia dhe zjarrfikësja së bashku me djalin e 60-vjeçarit kanë shkuar në banesën e M. Janit, pasi i biri denoncoi zhdukjen e të atit. Efektivët kanë shkuar në banesën e Janit, që ndodhet në katin e dytë të një pallati në rrugën “Bulevardi i pishave” në Golem. Policia ka hapur me dhunë derën e apartamentit ku janë gjetur të vdekur dhe dy personat e raportuar të zhdukur. Mësohet se 50-vjeçarja Llulla është larguar nga banesa më 25 nëntor. Një ditë më pas djali i saj denoncoi zhdukjen e nënës së tij në Komisariatin nr.4 në Tiranë. “Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J., pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha policia në njoftimin paraprak për ngjarjen. Dyshohet se dy viktimat mund të kenë ndërruar jetë një ditë përpara se të gjendeshin të pajetë, pasi sipas dëshmisë së fqinjëve ata kishin ndjerë erën e gazit në pallat. 60-vjeçari Mihal Jani dhe 50-vjeçarja Anila Llulla dyshohet se kishin një lidhje intime mes tyre dhe bashkëjetonin në apartamentin ku u gjetën të vdekur. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se viktimat kanë vdekur aksidentalisht nga rrjedhja e gazit. Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që vdekja e dy viktimave të ketë qenë e qëllimshme.

Vdekje të tjera

Kujtojmë se pak kohë më parë një tjetër person humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Në fshatin Reps të Mirditës në banesën e Nikoll Prendit 65 vjeç. Si pasojë e shpërthimit të bombolës është përfshirë nga flakët shtëpia e 65-vjeçarit. Në përpjekje për të shuar zjarrin Prendi u asfiksuar nga tymi duke u djegur brenda në banesë. “Në fshatin Reps, Mirditë, si pasoj? e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia ditën e ngjarjes.

Më të lexuarat