Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Asgjësohen 1273 rrënjë kanabis në Gjirokastër, Tepelenë, Shkodër dhe Pukë, në kërkim kultivuesit

                                            Asgjësohen 1273 rrënjë kanabis në Gjirokastër, Tepelenë, Shkodër dhe Pukë, në kërkim kultivuesit

Postuar: 14/08/2015 - 09:42

Policia po vazhdon asgjësimin e lëndëve narkotike në qytetet e Shqipërisë, por një pjesa më e madhe e kultivuesve janë të lirë, pasi ende nuk janë kapur nga Policia.
 
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe asgjesuan  190 bimë narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Zogjëve”, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër. 
 
Po gjatë ditës së djeshme,nga ana e efektivave të Komisariatit të Policisë Tepelenë  n ë vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit” kanë  ushtruar një kontroll, si rezultat i të cilit janë gjetur dhe më pas asgjësuar 38 bimë narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Mogilave”, në fshatin Vasjar, Memaliaj. 
 
Po ashtu, në vendin e quajtur “Përroi i Gani Lekdushit”, në fshatin Turan, Tepelenë u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 225 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. 
 
Ndërsa policia po vijon punën për idemtifikim dhe kapjen e autorëve për kultivimin e bimëve narkotike.
 
Asgjesohen  15 parcela me 820 rrënjë bimë narkotike në Shkodër dhe Pukë
 
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike. 
 
Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 11 parcela me 480 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 
 
Në fshatin Temal, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 4 parcela me 340 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva. 
 
Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.