BREAKING NEWS

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Durrës, vë menjëherë në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit (DETAJE)

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm,
x

Aktualitet

Asgjësohen 775 rrënjë kanabis në Shkodër, arrestohet një person, ndiqet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kastrat

Asgjësohen 775 rrënjë kanabis në Shkodër, arrestohet
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori me disa grupe pune.
 
Nga këto kontrolle u arrestua shtetasi Pal Therqaj, 49 vjeç, banues në Malesi e Madhe, pasi në pronën e tij në shpat të malit në fshatin Kastrat, në komunën Kastrat në vendin e quajtur " Gropat e Ndreut", janë gjetur dhe asgjesuar  32 bimë Canabis Sattiva me lartësi nga 36 cm deri ne 2.2 m. 
 
Gjithashtu ka filluar edhe procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.S., 53 vjeç, banues në Malësi e Madhe, me detyrë kryeplak  i fashit  Kastrat.
 
Materialet  i kaluan   Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për  shtetasin Pal Therqaj, për veprën penale " Kultivim të bimëve narkotike", parashkikuar nga neni 284 i Kodit Penal, dhe ndaj shtetasit L.S., për veprën penale "Mos kallëzim krimit", parashikuar nga neni 300 i  Kodit Penal.
 
Ndërsa në fshatin Mazrrek, në komunën Guri Zi, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 7 parcela me gjithsej 480 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa. 
 
Edhe në fshatin Lisen, në bashkinë Vau Dejës, në Shkodër, është gjetur dhe asgjësuar  1 parcelë me gjithsej 113 rrenjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 
 
 
Ndërsa në vendin e quajtur "Buxith", të fshatit Korthpul, në Pukë, janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar me pas 3 parcela me 150 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva me gjatesi 50-100 cm. 
 
Në cilësinë e provës në vendin e ngjarjës është gjetur e sekuestruar 1 celular i markës Nokja, pa kartë SIM.  Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve. 
 
Për këto raste, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.