BREAKING NEWS

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Durrës, vë menjëherë në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit (DETAJE)

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm,
x

Aktualitet

Asgjësohen 917 bimë hashashi në 3 fshatra të Vlorës, ishin kultivuar në 15 parcela, në kërkim autorët

Asgjësohen 917 bimë hashashi në 3 fshatra të Vlorës,
Gjatë një kontrolli të ushtruar Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike, Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 15 Parcela me 917 bimë narkotike kanabis sattiva, në 3 fshatra të Vlorës.
 
Në fshatin Gorisht, në lagjen Haderaj, përgjatë përroit me bimësi të dendur, janë konstatuar 6 parcela me 480 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. Në fshatin Llakatund, në vendin e quajtur Maja e Kishës, janë konstatuar 5 parcela me 247 bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 140 cm.
 
Në fshatin Lapardha, në vendin e quajtur Qerime, janë konstatuar 4 parcela me 190 bimë narkotike, me lartësi deri në 130 cm. 
 
U krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie. Ndërsa, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.