BREAKING NEWS

Super-aksion në Tiranë dhe ndjekje si në filma/ “Shigjetat” i vihen nga pas “BMW-së”, të rinjtë hedhin silenciatorin dhe celularin “shpërthyes”, ja për çfarë do i përdornin

Super-aksion në Tiranë dhe ndjekje si në filma/
x

Aktualitet

Asgjësohen në Gjirokastër 322 rrënjë kanabis, ndalohet kryeplaku i fshatit për moskallëzim, në pranga kultivuesi

Asgjësohen në Gjirokastër 322 rrënjë kanabis, ndalohet
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara kanë  bërë  asgjësimin e 322  rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në  fshatin Këllëz, komuna Lunxhëri në vendin e quajtur “Përroi poshtë fshatit Këllëz” të kultivuara rishtaz në dy parcela,me një gjatësi prej 1- 1.6 metër.
 
Në përfundim të  veprimeve të para hetimore u bë  ndalimi i shtetasit Thodhori Puleri, 65 vjeç banues në fshatin Këllëz. Ndalimi i tij u bë pasi në vendin ku u gjetën dhe asgjësuan bimët narkotike,rezultoi se ishin toka të marra me qira nga ky shtetas vepër penale kjo e parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.
 
Gjithashtu, është ndaluar edhe shtetasi Andrea Kushta, 45 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër njëkohësisht dhe kryeplaku i fshatit Këllëz. Ndalimi i tij u bë për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”,”Moskallëzimi krimit”,” Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” parashikuar nga nenet 248,300 dhe 301 I Kodit Penal.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.