
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Asnjë avokat shteti nuk pranonte ta mbronte Dritan Dajtin, Saimir Vishaj nxjerr prapaskenat dhe plas skandalin e rëndë: Ministria e Drejtësisë duhet ta hetojë këtë!

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2021

Avokat Saimir Vishaj ka denoncuar një skandal të rëndë që ndodh në sistemin e drejtësisë. Sipas Vishajt, shumë subjekte që janë milionerë dhe gjykata i cakton avokatë kryesisht nga shteti.
“Gjykata ose ministria e Drejtësisë duhet të hetojë nëse vërtetë i plotëson kushtet për të përfituar ndihmën juridike probono. Nëse ai ka një depozitë me 100 mijë euro, ka një vilë trekatëshe apo një pallat dhe kërkon avokatë kryesisht kjo nuk shkon, ndaj duhet të hetojë nëse ka vërtetë pamjaftueshmëri ekonomi”, u shpreh avokati Saimir Vishaj për Top Story.
Duke qenë një kategori në pozita shumë të paqarta finaciare dhe ekonomike, janë bërë pjesë e skemave të grupeve kriminale.
Rasti i Dritan Dajtit është rasti më tipik i dështimit të kësaj formule. Rreth 280 seanca gjyqësore u shtynë pasi asnjë avokat nuk pranonte ta mbronte, pasi ai kishte deklaruar se nuk kishte para të paguante vetë një avokat.
Gjykata telefonoi për katër vite 119 avokatët e listës kryesisht por askush nuk e mori përsipër, herë për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta e herë për shkak të namit që ai kishte.
“Është shumë e rëndë sepse në gjykatën e apelit të krimeve të rënda avokatët kryesisht po përdoren si karrem për bandat dhe grupet e strukturuara kriminale. Gjyqtarët po abuzojnë me avokatët kryesisht duke i ndëshkuar duke i detyruar ata të bëjnë një mbrojtje formale, pavarësisht se gjithë grupet e strukturuara apo personat që kanë kryer një vepër penale kanë avokatët e tyre të zgjedhur” u shpreh avokati Saimir Vishaj.
Më të lexuarat


Diell e herë pas here vranësira, ja çfarë parashikojnë meteorologët për ditën e sotme

Universiteti i Tiranës mesazh të trishtë: Sot morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të studentes tonë, u prenë në mes ëndrrat e saj

Tentoi të fshihte çelësat e magazinës në të brendshmet e saj, policia vuri re veprimin e çuditshëm të gruas, arrestohet çifti shqiptar në Itali

Telefonata që i habiti të gjithë në studio! Zbulohet kush është modelja shqiptare që i ka marrë mendjen Silvio Berlusconit!

Mjeku i njohur shqiptar zbulon SKANDALIN me testet e shpejta të Covid-19 në Shqipëri

Pëllumb Pipero nxjerr njoftimin urgjent: Ky lajm është i pavërtetë! Mjeku i njohur nuk ka vdekur siç raportojnë mediat, ndodhet në gjendje të rëndë nga Covid në Stamboll

Goditi për vdekje me shkop të atin, 25-vjeçari tregon arsyen e krimit

Një humbje e madhe! Ndërron jetë ish-deputeti shqiptar

Kur do të marrë fund pandemia? Mjeku Jorgji jep lajmin e keq

Mjeku shqiptar tregon si të dallojmë shenjat e koronavirusit dhe kur duhet të shqetësohemi: Kjo është simptoma që duhet pasur shumë kujdes!
