BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Aktualitet

Asnjë shenjë nga minatori prej 56 orësh! Autoriteti Kombëtar në Miniera jep detajet: Operacioni i vështirë, rrezikohet jeta e ekipit të shpëtimit

Asnjë shenjë nga minatori prej 56 orësh! Autoriteti Kombëtar

Minatori Muharrem Plaku është bllokuar në një nga galeritë e Bulqizës, që prej mëngjesit të së mërkurës.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera sqaron se kërkimi për gjetjen e 60-vjeçarit vazhdon, por kërkon shumë kohë dhe kujdes, pasi rrezikohet jeta e punonjësve të shpëtimit.

Në frontin ku është bllokuar minatori paraqitet shumë e vështirë. Nuk ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e viktimës, pasi ai ka qenë i vetëm në hapësirën e nënkatit të parë. Vazhdon pastrimi i materialit në rrugën kryesore dhe në nivelin e nënkatit të parë, por nga hapësira vazhdon e bjerë material pa ndërprerje, çka e vështirëson akoma më shumë punën.

Aktualisht grupet e punës janë të përbërë nga 3-4 shpëtues, njofton Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ndërsa punohet 24/24 pa ndërprerje. Në drejtimin e operacionit është drejtori i emergjencave të AKSEM, ndërkohë që 6 inspektorë mbikëqyrin situatën në vazhdimësi, duke vepruar të ndarë në turne. Për shkak të vështirësive objektive që paraqet ky rast, operacioni kërkon kohë dhe kujdes të madh gjatë punës, për të mos rrezikuar jetën e punonjësve dhe shpëtuesve që ndodhen në vendngjarje.
Në 15 shtator 2021, në galerinë nr. 36 të subjektit “Kadurtex”, Muharrem Plaku, hyri në zonën e shfrytëzimit, në një hapësirë të vjetër për të rrëzuar material për në horizontin e transportit, por në atë moment ka ndodhur një shembje e mineralit, e cila e ka zënë atë poshtë dhe ka bllokuar hyrjen e galerisë.