
Vjen kthesa e madhe/ Stuhitë dhe vetëtimat pushtojnë vendin tonë. Njihuni me parashikimin e motit për datën 9 Gusht

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Një i vrarë dhe një i plagosur, policia zbardh detaje të reja

Zbardhen detaje të reja nga vrasja në Maliq/ Identifikohet edhe autori, të dy blegtorë, ja si nisi sherri

Emri/ Humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë një sherri me thikë, kush është viktima

Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Protestuesit telefonojnë live Ramën për shkarkimin e ministrave, kryeministri nuk përgjigjet

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

“Ata paguhen më shumë se Presidenti”, Sandër Lleshaj nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: I shqetësuar për dekonspirimet e aksioneve të policisë dhe SPAK-ut!

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Maj 2022

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke komentuar operacionin e fundit ‘Plumbi i Artë’, tha se është një problem mosrealizimi i objektivit.
Sipas tij, problemi i drejtësisë në Shqipëri nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjeve mekanike duke mos aplikuar kritere morale.
“Ne besojmë se do t’i zgjidhim punët përmes qasjeve mekanike, duke caktuar prokurorë dhe duke u dhënë rroga të larta dhe duke supozuar që po i blemë shtrenjtë këta do të jenë besnikë të ligjit”, tha Lleshaj.
Ish-ministri u shpreh se kriteret e përzgjedhjes së funksionarëve dhe trajtimi i tyre nuk duhet të jenë vetëm material.
“Ne i paguajmë prokurorët më shumë se sa presidenti. Presidenti merr sa gjysma e një prokurori të SPAK-ut apo një oficer i policisë gjyqësore paguhet më mirë se sa ministri i tij. Kemi krijuar një iluzion por kështu nuk zgjidhen punë”, theksoi Lleshaj.
Ai e lidhi këtë edhe me faktin e rrjedhjes së informacionit të çështjeve të ndjeshme duke shtuar se kjo gjë është alarmuese.
Sipas Lleshajt ende nuk është gjetur një mënyrë efikase për të rekrutuar në polici dhe drejtësi persona që nuk blihen me para.
Më të lexuarat


Vritet një person në Maliq, dyshimet e para

Tragjedia në New York, dëshmia tronditëse e motrës së 28-vjeçares që u hodh nga kati i 6-të: E vrau Florindi bashkë me fëmijën, e kishin paralajmëruar edhe mjekët

Video/ Përshkallëzohet situata në protestë, qytetarët hedhin bojë të kuqe në muret e ministrisë së Brendshme

“Po protestoj për jetën”, Adriatik Lapaj: Çdo i fortë në këtë vend na e shëmton jetën, Rama duhet të...

Tensionet në veri të Kosovës/ Deklarata e fortë e Albin Kurtit: Rrezikojmë luftë me Serbinë

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Tragjedia në Himarë, nis protesta para ministrisë së Brendshme

Ngjarja tragjike në Himarë/ Lubonja: E rëndë, meriton protesta, ja çfarë duhet të bëjë opozita që të tërheqë sa më shumë njerëz

Emri/ Hidhet në det nga trampolina, 28-vjeçari në gjendje të rëndë, me helikopter drejt Tiranës

Ngjarje e tmerrshme, djali dhunon seksualisht nënën e tij, dyshimet e para
