
Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Atentat me armë zjarri ish-anëtarit të bandës së Julian Sinanajt, dyshohet se porositi tritolin në makinën e prefektit të Vlorës në vitin 2014

Shkruar nga Albiona LIPO 27 Janar 2021

Një atentat me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Vlorës, teksa shënjestër ka qenë një nga ish-anëtarët e bandës famëkeqe të vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, në lagjen "29 Nëntori", pranë bibliotekës së qytetit "Shevqet Musaraj", teksa personi me iniciale M. Mitros është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Ai është plagosur me 2 dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka “gërvishtur” në kokë. Ndërkohë, pak pas ngjarjes një automjet tip Land Rover mësohet të jetë gjendur duke u djegur në aksin Vlorë-Selenicë çka dyshohet të ketë qenë e atentatorëve, identifikimi i të cilëve nuk është bërë ende. Megjithatë në komisariat janë shoqëruar 8 persona pasi kanë qenë dëshmitarë të atentatit, ndërsa në vendin e ngjarjes dhe brenda automjetit nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Prej këtu dyshohet se mund të jetë qëlluar edhe me pistoletë me mulli, e cila sipas ekspertëve nuk lë gëzhojë në vendngjarje.
Lidhja me atentatet
Ndërkohë referuar informacioneve lidhur me të shkuarën e 49-vjeçarit M. Mitros, mësohet se është me precedentë të theksuar penal, pasi ka qenë i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe si ish-anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt. Mitros ka një vit që ka dalë nga burgu dhe lëvizte i lirë në qytetin e Vlorës. Ndër të tjera 49-vjeçari në fjalë, përveçse dyshohet se ka shërbyer si lidhës mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj, dyshohet se është porositës edhe i disa atentateve. Ndër to kujtojmë atentatin me tritol të mbetur në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ngjarje kjo e ndodhur në janar të vitit 2014. Gjatë kësaj periudhe Mitros është arrestuar, ndërsa banda e Tritolit në të cilën ai bën pjesë është akuzuar se ka bërë atentat edhe ndaj ish-deputetit të PD, Ardjan Kollozi. Ngjarje kjo e cila mund të kishte rezultuar tragjike pasi aty pranë kishte shumë kalimtarë të rastit, ndërkohë që një plumb ka përfunduar në xhamin e një dyqani rrobash. Por ajo çka e bën më shqetësuese këtë varg krimesh të njëpasnjëshme është se, në periudhën kur ka bërë atentatin, Mitro ka qenë i punësuar për disa vite si Inspektor në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë. Pra për opinionin publik është e rëndë që, një zyrtar i shtetit të implikohet në atentate vrasje. Gjithashtu kujtojmë se, Mitro u prangos 6 vite më parë teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria nëpërmjet Rinasit ndërsa u dënua fillimisht me 19 vite e më pas ish-Apeli i Krimeve ia uli në 8 vite burg. 49-vjeçari prej 1 viti ishte në liri ndërsa nga ai moment ai kishte rinisur jetën në qytetin e Vlorës pa qenë më një personazh mediatik dhe është liruar pa asnjë njoftim edhe pse konsiderohej një person i rrezikshëm. Ndërkohë lidhur me ngjarjen e djeshme, deri më tani nga uniformat blu ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Banda e tritolit
“Banda e tritolit” njihet si një nga bandat me anëtarët më të sofistikuar të vrasjeve me pagesë në Shqipëri. Kreu i kësaj bande njihet me emrin Julian Sinanaj, i cili gjithashtu është konsideruar si një prej vrasësve serialë më të rrezikshëm në vend, i ekzekutuar për një sërë ekzekutimesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Sinanaj është i dyshuar dhe nga drejtësia greke për një sërë vrasjesh me pagesë të kryera atje, por dhe pse hetuesit grek kanë ardhur 4 herë në Tiranë, ai ka refuzuar të bashkëpunojë, duke heshtur. Gjithashtu Sinanaj njihet edhe si autor i vrasjes së Sokol Veizit, Julian Metushajt, Agron Çelës, tritoli në banesën e Ardian Kollozit ish-kreut të PD-së në Vlorë, tritoli në automjetin e ish-perfektit Besnik Dervishi dhe vrasja e mbetur në tentativë ndaj shtetasit P.B. Ai u dënua me 35 vite burg në vitin 2016 ndërkohë që Sinanaj u prangos në fillim të vitit 2014, i cili pasi kishte marrë një banesë me qira po përgatiste vrasjen e biznesmenit P.B. Për kryerjen e vrasjeve, kreu i “Banda Tritol” ishte i stërvitur mirë në Greqi. Ai paguhej me shuma të mëdha parash, çka dëshmohet dhe nga jeta e luksit që ai bënte.
Më të lexuarat


Politikani i njohur shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

"Na ka rritur me këtë"/ Habit shqiptari, tregon orendinë e rrallë që mban në dhomën e ndenjes si kujtim për babain që nuk jeton më

E rëndë/ Babai plagos djalin e tij, arrestohen 9 persona në Tiranë orët e fundit. Policia del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat që rëndojnë

Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar?! OBSH në Shqipëri sqaron: Ja çfarë duhet të dini

Do ketë shtrëngim të masave anticovid në fillim të javës? Silva Bino jep detaje, paralajmëron...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘kapet mat’ 34-vjeçari në Morinë

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë/ Lëvizte me monopatinë dhe jelek antiplumb, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Greqi i njohur për autoritetet?

Klodiana Lala rikthen vëmendjen tek ngjarja e bujshme, bën paralajmërimin e FORTË: Prisni se do dëgjoni shumë! Do të trazohen ujëra!

Mjegulla e madhe dhe pazakontë në disa qytete të vendit, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

Infektohet me covid-19 Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, niset me urgjencë drejt Italisë, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
