BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Aktualitet

Atentat me tritol kunatit të Domart Konjarit, “Benzi” i blinduar i shpëton jetën 50-vjeçarit

Atentat me tritol kunatit të Domart Konjarit, “Benzi” i

 Elvis MYRTA

Një shpërthim me tritol ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e djeshëm. Shpërthimi me eksploziv ka tmerruar banorët e rrugës “Ramazan Bogdani” të kryeqytetit, në zonën e njohur si “Frigoriferi”. Sasia e tritolit ishte vendosur në një makinë tip "Benz" në pronësi të shtetasit Artion Bylyku. Shpërthimi ka ndodhur sapo Bylyku ka hapur derën e mjetit, i cili ka shpërthyer menjëherë duke shkaktuar dëme të mëdha në makinë, por fatmirësisht pronari i saj ka shpëtuar duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta në duar. Automjeti tip “Mercedez-Benz”, i klasit “S” me targa gjermane, ishte i blinduar dhe kjo ishte arsyeja kryesore që Bylyku i shpëtoi këtij atentati vetëm me disa dëmtime të lehta. Tritoli në automjetin e Bylykut mendohet se është vënë gjatë natës të së enjtes, në të gdhirë të së premtes, pasi ai ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku jetonte Bylyku. Sipas grupit hetimor, autorët që kanë vënë tritolin kanë dashur eliminimin e tij pasi sasia ka qenë e konsiderueshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se sasia e tritolit ishte vendosur në pjesën e parë dhe të pasme të automjetit luksoz, e cila shpërtheu në momentin që pronari Bylyku u fut brenda tij. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale të automjetit që ishte vendosur eksplozivi, por dhe automjetet e parkuara aty pranë. Frika se në automjet mund të kishte mbetje eksplozivi, bëri që forcat xheniere të kryenin shpërthim të kontrolluar. Menjëherë pas ngjarjes që shkaktoi panik në këtë zonë, pronari i mjetit luksoz është marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, nga ku ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë. Ai ka thënë përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore se nuk e di kush mund t’ia ketë bërë këtë, pasi ai nuk ka pasur asnjë konflikt dhe se nuk ka marrë asnjëherë kërcënime. Bylyku merrej me tregti makinash dhe ka qenë i hetuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1992. Tre pistat ku po hetohet ngjarja e ndodhur janë konkurrenca, hakmarrja dhe konfliktet e pronësisë. Ai është kunati i Domart Konjarit, person i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge si dhe krime ndaj personit.

Hetimet

Grupi hetimor po heton tre pista lidhur ngjarjen; konkurrenca, hakmarrja dhe konfliktet e pronësisë. Hetuesit gjithashtu nga ana tjetër dyshojnë se tritoli ishte formë paralajmërimi. Pronari i saj është tregtar makinash, ndërsa policia po heton versionin e tentativës për ta eliminuar për shkak të konkurrencës. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Bylyku ka qenë i përfshirë në një sherr me një grup të rrezikshëm në Tiranë disa vite më parë, por mundësia që shpërthimi të ketë lidhje është e ulët. 30-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania dhe jeton në pallatin ku ishte parkuar makina me targa të huaja. Shpërthimi shkaktoi panik mes banorëve, kjo për shkak se një pjesë e madhe e tyre shoqëronin fëmijët në shkollë. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin që ka vënë tritolin, ose për të parë trajektoren e ndjekur nga ai.

Kush është Artion Bylyku

50-vjeçari rezulton të jetë tregtar makinash. Bylyku është kunati i “të fortit” të Tiranës, Domart Konjari, pra është i martuar me motrën e këtij të fundit. Dihet që Konjari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë franceze. Domart Konjari është në arrati ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale në Francë si, “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”. Konjari u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze, por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj tij, nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitjeje”. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Ai akuzohet për disa vrasje dhe për trafik ndërkombëtar kokaine. Vrasja më e fundit, e cila dyshohet se është porositur nga Konjari, është ajo e Devi Kasmit./Elvis MYRTA

Më të lexuarat