BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Atentat në autostradën Vlorë-Fier, ekzekutohen me 60 plumba dy persona, plagoset një tjetër, Lena dhe vëllai i Hakim Xhezos të përfshirë në vrasjen e Arben Beqirajt në 2019

Atentat në autostradën Vlorë-Fier,  ekzekutohen me 60 plumba dy

Një atentat mafioz ndodhi ditën e djeshme në aksin Vlorë-Fier, ku u ekzekutuan me 60 plumba kallashnikovi Shpati Lena, 37 vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç. Në automjetin me të cilin ata udhëtonin (Mercedez Benz) ndodhej dhe një person tjetër, i cili është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Por, deri tani uniformat blu nuk kanë zbuluar identitetin e tij. Sipas grupit hetimor, ata janë ndjekur nga një makinë “BMË” e vjedhur në Durrës me targa italiane dhe janë qëlluar në momentin kur dy automjetet ndodheshin paralel dhe në afërsi me njëra-tjetrën. Mendohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona: 2 qitësa vrasës me pagesë dhe shoferi. Fillimisht, ata kanë shkrepur 30 plumba në drejtim të 3 personave në “Benz” dhe pasi parakaluan automjetin ku ndodheshin Lena dhe Xhezo kanë qëlluar dhe 30 herë të tjera në drejtim të xhamit të përparmë të “Benzit”. I gjithë aksioni i vrasjes së Shpati Lenës dhe Hakim Xhezos zgjati 2 minuta. Automjeti i viktimave eci dhe 200 m dhe ra në një kanal në anë të autostradës. Pak kohë më vonë, uniformat blu të Vlorës gjetën makinën e atentatorëve të djegur me 3 kallashnikovë brenda “BMË” në fshatin Çerven. Bindja e grupit hetimor se atentati është kryer nga vrasës profesionistë lidhet me drejtimin e plumbave. Për sa i përket shkaqeve të ngjarjes, policia ka ngritur dy pista: prishja e mundshme e pazareve të drogës dhe kryesorja vrasja e një pronari lokali Arben Beqiraj në Plazhin e Vjetër në 4 gusht 2019, ku u përfshinë vëllai i Hakim Xhezos, Eduarti dhe vetë Shpati Lena. Viktimat njiheshin me nofkat “Bushi” dhe “Shpati”.
Njoftimi i Policisë së Vlorës
“Sot, rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri, shtetasit G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. Xh., 34 vjeç, të cilët ndodhen brenda një automjeti tip ‘Benz’. Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip ‘BMË’, me targa të huaja, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.  Nga këqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatikë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier, kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorëve”, raportoi fillimisht policia e qytetit bregdetar.
Detaje: Lena lëvizte me automjet të blinduar, dje u vra me një makinë të thjeshtë
Një detaj interesant është se viktimat Shpati Lena dhe Hakim Xhezo lëviznin gjthmonë me një automjet të blinduar. Fakti që ata u vranë ditën e djeshme me makinë të thjeshtë “Mercedez-Benz”, i pamodifikuar për t’u bërë rezistencë plumbave tregon se atentatorët kanë qenë të mirinformuar për lëvizjet e Lenës dhe Xhezos. Ka dyshime se ata mund të jenë tradhtuar nga njëri i njohur prej tyre tek dora që urdhëroi eliminimin e 37-vjeçarit dhe mikut të tij. Që prej daljes nga burgu në 25 mars të këtij viti,  Lena ruhej vazhdimisht dhe qarkullonte nëpër Vlorë me automjet të blinduar nga frika e ruajtjes.
Dyshime se viktimat po shkonin të takonin të dënuarin Eduart Xhezo
Një tjetër informacion i pakonfirmuar tregoi se viktimat Shpati Lena dhe Hakim Xhezo po shkonin drejt Burgut të Lushnjës për të takuar Eduart (Ermal) Xhezon, i cili vuan dënimin me 15 vite burg për vrasjen e 49-vjeçarit Arben Beqirajt në 2019. Në makinë janë gjetur ushqime dhe veshje, por ende nuk ka konfirmime për këtë dyshim.
Kontroll në banesën e E. Sadedinajt, u shpëtoi dy atentateve me tritol në 2017 dhe 2021
Pas atentatit, policia e Vlorës ushtroi kontrolle në shumë banesa të qytetit bregdetar. Një prej tyre ishte e 34-vjeçarit Endrit Sadedini. Në 19 dhjetor 2021, atij iu bë atentat me tritol në garazhin e pallatit ku ai banon në lagjen “10 korriku. Nuk dihet arsyeja se përse uniformat blu shkuan në banesën e Sadedinajt. Ai u plagos rëndë në gjymtyrët e poshtëm në dhjetor të vitit të kaluar. Lënda eksplozive ishte vendosur në garazh e mbuluar me kartona. Në momentin që 34-vjeçari po dilte nga garazhi, shpërtheu me telekomandë mina. 4 vjet para kësaj ngjarjeje, ai i shpëtoi një tjetër atentati me tritol. Në 2017, disa persona i vendosën një minë poshtë automjetit të tij. Për fatin e mirë, Sadedinaj e pikasi lëndën plasëse dhe njoftoi policinë. Forcat xheniere bënë shpërthim të kontrolluar. Nga ana  tjetër, Sadedinaj rezulton se nuk ka precedentë penalë.
Vëllezërit Xhezo me precedentë penalë dhe subjekt të OFL  
Vëllezërit Hakim dhe Eduart Xhezo kanë qenë subjekte të Operacionit Forca e Ligjit në korrik 2020. Atyre iu dërgua formulari i deklarimit të pasurisë . Sipas OFL, ndaj Eduart Xhezo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj në Vlorë. Ndërsa Hakim Xhezo, rezulton i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Për këtë arsye nuk përjashtohet dhe pista hetimore për prishje të pazareve të drogës.
Ngjarja e rëndë e  2019, Beqiraj u vra nga Eduart Xhezo për një kalë, ja ç’ndodhi
Eduart Xhezo kishte punësuar Gazmend Alushin për t’i ruajtur kalin përpara 3 vitesh. Ky i fundit lëvizte vazhdimisht me kalin në zonën e Plazhit të Vjetër duke shqetësuar pushuesit. Disa Beqiraj i ishte ankuar Alushit për shqetësimin e pushuesve. Në 4 gusht 2019, Beqiraj së bashku me djalin e tij Egertin dhe nipin Nesim Hodajn rrahën Alushin pasi ai i injoroi ankesat e tyre. Pasi shkoi në shtëpi, Eduart Xhezo e pyeti Gazmend Alushin se kush e kishte dhunuar. Pasi i  tregoi personat, Xhezo shkoi te lokali i Arben Beqirajt në Plazhin e Vjetër së bashku me Shpati Lenën dhe kunatin e tij Ariel Kingji. Grupi i tyre ishte armatosur. Pasi shkuan në lokal, ata debatuan me Arben Beqirajn dhe filluan të qëllonin me armë. Si pasojë e të shtënave, Arben Beqiraj vdiq në vend, ndërsa u plagosën djali i tij Egerti dhe nipi Nesim Hodaj. Sipas hetimeve, ishte Eduart Xhezo ai që vrau biznesmenin 49-vjeçar Arben Beqiraj. Të tre personat u larguan pas ngjarjes teksa u shpallën në kërkim. Në 30 tetor 2019, më shumë se 2 muaj pas krimit të rëndë, Eduart Xhezo u kap në Durrës. Gjatë operacionit, ai ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe rrezikoi jetën e efektivëve të rendit. Në 23 mars 2022, Shpati Lena, Ariel Kingji dhe Kristi Drollin u arrestuan në zonën e Ujit të Ftohtë. Shkak u bë Lena i cili lëvizte me armë me vete. Në automjet u gjetnë dy pistoleta. Por, dy ditë më vonë, gjyqtarja e Vlorës Arbana Selmanaj caktoi masën “arrest me burg” për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa caktoi “paraqitje” për Shpati Lenën. Ky i fundit rezultoi se ndihmoi Ariel Kingjin të fshihej pas krimit të 4 gushtit 2019.  Për vrasjen e Arben Beqirajt, Eduart Xhezo u dënua me 15 vite burg.
Njoftimi për masat e arrestit në 25 mars 2022
“Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit ‘Ëaves’ (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Kristi Drolli, të cilët të tre kishin armë me vete”,  thuhej në njoftimin e asaj kohe.

Më të lexuarat