BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Aktualitet

Atentat si nëpër filma! Plas arma në ‘Bora Bora’, shqiptari qëllohet teksa merrte rreze në plazh

Atentat si nëpër filma! Plas arma në ‘Bora Bora’,

Një shqiptar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në një nga plazhet e Romës në Itali në kompleksin “Bora Bora” të plazhit Torvaianica.

Sipas mediave rreth orës 10:30 të kësaj të diele, në drejtim të shqiptarit mbërriti një motor “Skuter”, duke iu drejtuar vendit ku ai po merrte rreze dielli e duke e qëlluar me pistoletë.

Më tej, autori humbi në turmë dhe sapo ka dalë nga zona e plazhit hipi në një makinë, ku u priste një bashkëpunëtor tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, policia lokale dyshon se personi që qëlloi shqiptarin ishte një shtetas italian dhe ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Shtetasi shqiptar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Më të lexuarat