BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Atentati i bujshëm në ish-Bllok, zbardhen akuzat e Prokurorisë për Marviol Billon, Ervis Martinajn dhe partnerin e Elvana Gjatës

Atentati i bujshëm në ish-Bllok, zbardhen akuzat e Prokurorisë

Prokuroria ka mbyllur hetimet për masakrën e 4 Tetorit të 2018-tës në zonën e ish-bllokut, dhe e ka çuar dosjen në Gjykatë.

Burime bëjnë me dije se komandoja i ushtrisë Marviol Billo akuzohet për vrasjen e Fabiol Gaxhës, ndërkohë që si të pandehur janë marrë dhe Ervin Mata dhe Ervis Martinaj.

Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinajt dhe mikut të tij Elion Hato.

Ndaj Ervin Matës, të fejuarit të Elvana Gjatës prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia e Tiranës.

Gjithashtu mes personave që është marrë i pandehur rezulton të jetë dhe vetë i dëmtuari në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzionin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje” pasi Martinaj i ka dërguar sms miqve të tij për t’u afruar në zonën e ish-bllokut, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit”, pasi Martinaj pas ngjarjes ju sekuestrua një pasaportë Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit” në kundërshtim me ligjin. Këto akuza ndaj Martinaj, janë shtuar nga grupi i hetimit në datën 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë.

Më të lexuarat